Pranga "pengmarrësve" të shqiptaro-amerikanit
Zbulohen dhe arrestohen dy
autorët e tjerë të grabitjes dhe
pengmarrjes së biznesmenit
shqiptaro-amerikan, të cilit i ndodhi
kjo ngjarje para disa muajsh në Tiranë.
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga
Gentian Lugën dhe Bilbil Krasniqin, të
cilët dyshohen se në bashkëpunim me
Ilir Dajtin kanë marrë peng shqiptaroamerikanin
England Mukaj. Zyrtarisht
u shpjegua se arrestimi i këtyre dy
personave është kryer dje, ndërsa
Dajti është arrestuar që në muajin
maj të këtij viti, pak ditë pasi ndodhi
grabitja. Burimet policore bënë të ditur
se ata akuzohen për vjedhjen me
armë të një makine, në pronësi të një
emigranti shqiptar në SHBA, ngjarje
e ndodhur në fillim të muajit maj, në
rrugën Tiranë-Dajt. Sipas të dhënave
nga policia, grabitësit kanë marrë me
armë fuoristradën Benz-ML, 5 milionë
lekë, 500 dollarë dhe 50 euro dhe më
pas janë zhdukur. England Mukaj,
39 vjeç, me shtetësi amerikane, por
me banim të përkohshëm në rrugën
e "Dibrës" në Tiranë, kishte bërë denoncimin
në polici për faktin se është
grabitur nga persona të panjohur, të
cilët i kishin marrë përmes dhunës
automjetin e tij dhe një sasi parash,
si dhe sendet personale. Burime të
policisë së kryeqytetit thanë se ngjarja
ndodhi kur i dëmtuari po kthehej nga
një darkë me bashkëshorten e tij në
ambientet e kompleksit "Chateau
Linza". Grabitja ndodhi mbrëmjen e
5 majit, rreth orës 23:00, në rrugën
Tiranë-Dajt, ku tre persona i kanë
zënë rrugën një automjeti të markës
"Mercedez-Benz ML", me targa
amerikane CKA 126 Florida. Sipas
deklarimeve të personit të dëmtuar,
autorët ishin të maskuar me maska
të zeza në kokë. Një prej tyre mbante
në dorë një automatik kallashnikov,
kurse tjetri një pistoletë. Policia filloi
hetimin menjëherë pas denoncimit.
Kështu, hetimet kanë sjellë tek Gentian
Luga, 23 vjeç dhe Bilbil Krasniqi,
32 vjeç. Për të parin, prokuroria ka
lëshuar urdhrin e arrestit, ndërsa për
bashkëpunëtorin e tij, gjykata ka dhënë
masën e sigurisë "arrest në burg". Të
dy personat janë marrë në pyetje nga
policia, por nuk i kanë pranuar akuzat
e ngritura ndaj tyre.
autorët e tjerë të grabitjes dhe
pengmarrjes së biznesmenit
shqiptaro-amerikan, të cilit i ndodhi
kjo ngjarje para disa muajsh në Tiranë.
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga
Gentian Lugën dhe Bilbil Krasniqin, të
cilët dyshohen se në bashkëpunim me
Ilir Dajtin kanë marrë peng shqiptaroamerikanin
England Mukaj. Zyrtarisht
u shpjegua se arrestimi i këtyre dy
personave është kryer dje, ndërsa
Dajti është arrestuar që në muajin
maj të këtij viti, pak ditë pasi ndodhi
grabitja. Burimet policore bënë të ditur
se ata akuzohen për vjedhjen me
armë të një makine, në pronësi të një
emigranti shqiptar në SHBA, ngjarje
e ndodhur në fillim të muajit maj, në
rrugën Tiranë-Dajt. Sipas të dhënave
nga policia, grabitësit kanë marrë me
armë fuoristradën Benz-ML, 5 milionë
lekë, 500 dollarë dhe 50 euro dhe më
pas janë zhdukur. England Mukaj,
39 vjeç, me shtetësi amerikane, por
me banim të përkohshëm në rrugën
e "Dibrës" në Tiranë, kishte bërë denoncimin
në polici për faktin se është
grabitur nga persona të panjohur, të
cilët i kishin marrë përmes dhunës
automjetin e tij dhe një sasi parash,
si dhe sendet personale. Burime të
policisë së kryeqytetit thanë se ngjarja
ndodhi kur i dëmtuari po kthehej nga
një darkë me bashkëshorten e tij në
ambientet e kompleksit "Chateau
Linza". Grabitja ndodhi mbrëmjen e
5 majit, rreth orës 23:00, në rrugën
Tiranë-Dajt, ku tre persona i kanë
zënë rrugën një automjeti të markës
"Mercedez-Benz ML", me targa
amerikane CKA 126 Florida. Sipas
deklarimeve të personit të dëmtuar,
autorët ishin të maskuar me maska
të zeza në kokë. Një prej tyre mbante
në dorë një automatik kallashnikov,
kurse tjetri një pistoletë. Policia filloi
hetimin menjëherë pas denoncimit.
Kështu, hetimet kanë sjellë tek Gentian
Luga, 23 vjeç dhe Bilbil Krasniqi,
32 vjeç. Për të parin, prokuroria ka
lëshuar urdhrin e arrestit, ndërsa për
bashkëpunëtorin e tij, gjykata ka dhënë
masën e sigurisë "arrest në burg". Të
dy personat janë marrë në pyetje nga
policia, por nuk i kanë pranuar akuzat
e ngritura ndaj tyre.