Vdekja e lehonës, prokuroria heton mjekët
Kalimi i një dite më shumë
nga vdekja e gruas 25-
vjeçare në maternitetin
e Sarandës ka sjellë fakte
të reja në përgjegjësimin për
këtë humbje jete pas lindjes.
Bashkëshorti i viktimës, Dritan
Osmani, ka bërë një denoncim në
prokurori, duke bërë përgjegjës
ekipin mjekësor për vdekjen
e papritur të së shoqes. "Nuk
është dëgjuar që njeriu të vdesë
nga këmba e thyer. Kjo nuk më
bind as mua dhe asnjeri tjetër",
është shprehur ai, i zhytur në
dëshpërim të thellë nga humbja e
bashkëshortes, që e la me tre fëmijë,
ndër të cilët më i madhi është
djali 5-vjeçar. Pas tij, vjen vajza një
vjeçe dhe i treti është djali i lindur
tetë ditë më parë në shtëpinë e
lindjes "Kristo Kalivopulli" në Sarandë.
Nga komunikimi me Prokurorinë
e Sarandës është mësuar
se ajo ka nisur hetimin e çështjes.
Akuza e ngritur në momentet fillestare
të hetimit është për "mjekim
të pakujdesshëm", parashikuar
nga neni 96/1 i Kodit Penal. Por në
organin e akuzës thanë se kjo nuk
është e adresuar në ndonjë mjek
të veçantë të maternitetit të Sarandës,
por fillimisht në grup. Ata
thonë se pritet të dalë nga hetimi,
nëse përgjegjëse për "mjekim të
pakujdesshëm" është mjekja gjinekologe
që bëri ndjekjen e gruas
Enkelejda Osmani, apo vazhdimi i
mëtejshëm i mjekimit nga mjekë
të tjerë, duke qenë se pacientja
lehonë trajtohej pas lindjes edhe
për frakturën e shkaktuar në këmbë
12 ditë para lindjes së fëmijës.
Në këtë kontekst, nuk dihet se
cili prej mjekëve do të rezultojë
se duhet ndjekur penalisht për
rastin e vdekjes së Enkelejda
Osmanit. Nga Drejtoria e Shëndetit
Publik në Sarandë është
konfirmuar dje diagnoza e skedës
së vdekjes. Sipas tyre, ajo ka qenë:
"trombo-emboli pulmonare", gjë
që do të thotë se pista kryesore
e analizës mjekësore mbetet ajo
e një tromboze të mundshme
në enët e qarkullimit të gjakut, e
cila ka mbërritur deri në rrugët
pulmonare. Arben Vogli, drejtor i
Shëndetit Publik në Sarandë, tha
se ky përcaktim është pranuar për
momentet e para si një mundësi
e ngjarjes tragjike edhe nga ekipi
i ekspertëve mjekoligjorë, të ardhur
në mbrëmjen e së dielës nga
Tirana në Sarandë. Ata kanë kryer
autopsinë e viktimës, si dhe ka
nisur analiza e faktorëve që sollën
vdekjen. Pas kësaj, dje, në orët e
para të ditës, familjarët janë lejuar
të tërheqin trupin e pajetë të gruas
25-vjeçare, e cila është përcjellë
për në banesën e fundit, në
fshatin Xarrë. Në ecurinë e analizës
së faktorëve mjekësorë, nga
ekspertët mjekoligjorë, është përcaktuar
26 dhjetori si dita kur ata
do të rikthehen në Sarandë për
të bërë oponencën profesionale
të vdekjes së Enkelejda Osmanit,
duke hedhur argumentet dhe
kundërargumentet shëndetësore,
duke pasur përballë mjekët
specialistë nga materniteti dhe
spitali i Sarandës.
nga vdekja e gruas 25-
vjeçare në maternitetin
e Sarandës ka sjellë fakte
të reja në përgjegjësimin për
këtë humbje jete pas lindjes.
Bashkëshorti i viktimës, Dritan
Osmani, ka bërë një denoncim në
prokurori, duke bërë përgjegjës
ekipin mjekësor për vdekjen
e papritur të së shoqes. "Nuk
është dëgjuar që njeriu të vdesë
nga këmba e thyer. Kjo nuk më
bind as mua dhe asnjeri tjetër",
është shprehur ai, i zhytur në
dëshpërim të thellë nga humbja e
bashkëshortes, që e la me tre fëmijë,
ndër të cilët më i madhi është
djali 5-vjeçar. Pas tij, vjen vajza një
vjeçe dhe i treti është djali i lindur
tetë ditë më parë në shtëpinë e
lindjes "Kristo Kalivopulli" në Sarandë.
Nga komunikimi me Prokurorinë
e Sarandës është mësuar
se ajo ka nisur hetimin e çështjes.
Akuza e ngritur në momentet fillestare
të hetimit është për "mjekim
të pakujdesshëm", parashikuar
nga neni 96/1 i Kodit Penal. Por në
organin e akuzës thanë se kjo nuk
është e adresuar në ndonjë mjek
të veçantë të maternitetit të Sarandës,
por fillimisht në grup. Ata
thonë se pritet të dalë nga hetimi,
nëse përgjegjëse për "mjekim të
pakujdesshëm" është mjekja gjinekologe
që bëri ndjekjen e gruas
Enkelejda Osmani, apo vazhdimi i
mëtejshëm i mjekimit nga mjekë
të tjerë, duke qenë se pacientja
lehonë trajtohej pas lindjes edhe
për frakturën e shkaktuar në këmbë
12 ditë para lindjes së fëmijës.
Në këtë kontekst, nuk dihet se
cili prej mjekëve do të rezultojë
se duhet ndjekur penalisht për
rastin e vdekjes së Enkelejda
Osmanit. Nga Drejtoria e Shëndetit
Publik në Sarandë është
konfirmuar dje diagnoza e skedës
së vdekjes. Sipas tyre, ajo ka qenë:
"trombo-emboli pulmonare", gjë
që do të thotë se pista kryesore
e analizës mjekësore mbetet ajo
e një tromboze të mundshme
në enët e qarkullimit të gjakut, e
cila ka mbërritur deri në rrugët
pulmonare. Arben Vogli, drejtor i
Shëndetit Publik në Sarandë, tha
se ky përcaktim është pranuar për
momentet e para si një mundësi
e ngjarjes tragjike edhe nga ekipi
i ekspertëve mjekoligjorë, të ardhur
në mbrëmjen e së dielës nga
Tirana në Sarandë. Ata kanë kryer
autopsinë e viktimës, si dhe ka
nisur analiza e faktorëve që sollën
vdekjen. Pas kësaj, dje, në orët e
para të ditës, familjarët janë lejuar
të tërheqin trupin e pajetë të gruas
25-vjeçare, e cila është përcjellë
për në banesën e fundit, në
fshatin Xarrë. Në ecurinë e analizës
së faktorëve mjekësorë, nga
ekspertët mjekoligjorë, është përcaktuar
26 dhjetori si dita kur ata
do të rikthehen në Sarandë për
të bërë oponencën profesionale
të vdekjes së Enkelejda Osmanit,
duke hedhur argumentet dhe
kundërargumentet shëndetësore,
duke pasur përballë mjekët
specialistë nga materniteti dhe
spitali i Sarandës.