E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestë për të mos "dehur" rrobaqepëset

Lëvizja "Mjaft!" ka reaguar dje me anën e një
proteste përballë Bashkisë së Korçës në lidhje
me një propozim që kryetari i kësaj bashkie i ka
çuar dje Këshillit Bashkiak për të shpërndarë
disa dhurata për 170 punonjëset e rrobaqepësisë
private "NPV International". Propozimi konsiston
në blerjen dhe shpërndarjen me fondet e
bashkisë të 340 shisheve verë dhe 170 biletave
të teatrit për këto punonjëse. Lëvizja "Mjaft!"
ka shprehur indinjatën e saj përkundrejt këtij
propozimi, duke e cilësuar atë qesharak, abuziv
dhe totalisht të paprecedentë. Dhjetëra të rinj
protestuan përpara bashkisë, duke u bërë thirrje
anëtarëve të këshillit bashkiak dhe kryetarit të
bashkisë, Niko Peleshi, që të mos e votojnë këtë
propozim grotesk. Të rinjtë mbanin në duar
parulla si: "Votat merren me punë dhe jo me
alkool falas", "Jo dhurata elektorale me taksat e
korçarëve", "Dua dhe unë dy shishe verë", "Dua
biletë për në ‘La Scala‘", "Edhe unë jam rrobaqepës",
Peleshi kërkon të dehë rrobaqepëset etj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›