Dy të vdekur, familja shqiptare aksident në Amerikë
06/01/2005 Turner County Atlanta(Georgia)- Një udhëtim familjar i një familjeje prej katër anëtarësh emigrantë shqiptarë, ka rezultuar me një vdekje fatale, mbasi dy prej katër personave, Entela Kollçinaku 33-vjeçare dhe e bija, Kozeta 12-vjeçare, mbetën të vdekura në vend. Familja Kollçinaku ishte një familje emigrantësh shqiptarë, me banim të përhershëm në shtetin federal të Ëisconsin, në veri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ishte nisur nga jugu, shteti federal Florida, nga ku kishin shkuar pranë prindërve të festonin Vitin e Ri.
Ngjarja
Rreth orës 12.30 të mesditës, 33-vjeçarja Entela Kollçinaku, e cila gjatë udhëtimit të gjatë, për momentin edhe kur ndodhi aksidenti tragjik, ka ndërruar në timon burrin e saj, por ka humbur kontrollin. Ajo gjatë drejtimit të makinës humbi kontrollin dhe mbasi bëri disa zik-zake në mes të autostradës Interstate 75, në segmentin Turner County, u përmbys. Entela dhe e bija e saj, Kozeta 12-vjeçare vdiqën, thanë autoritetet, pa asnjë shpresë, kur në vendngjarje menjëherë erdhën auto-ambulancat, policia dhe zjarrfikësit. Ndërkohë, burri i saj, Kastriot Kollçinaku, 39-vjeçar, i hedhur më parë nga autovetura, ka përfunduar me dëmtime të rënda në trup dhe kokë në spitalin "Macon Medical Center". Gjendja e tij është shumë e rëndë, thanë të njëjtat burime. Djali i tyre 13-vjeçar, Mirgen Kollçinaku, përfundoi në spital me thyerje kockash dhe dëmtime më të lehta trupore. Tani gjendet i shtruar në spitalin e "Tift General Hospital".
Policia
Raporti i policisë dhe hetimet e para kanë rezultuar se aksidenti ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së gruas, që me këtë rast është 33-vjeçarja që humbi jetën, Entela Kollçinaku. Ndërkaq policia thotë se edhe burri dhe dy fëmijët nuk kanë qenë të lidhur me rripin e sigurimit.
Raste
Aksidenti i djeshëm është i treti me radhë që merr jetën e emigrantëve shqiptarë, një ditë pas Vitit të Ri.
I pari ka ndodhur më 1 janar 2001 në Bruklin (Nju-Jork). Tragjedia në Nju-Jork konkludoi me vdekjen e katër shqiptarëve. Njëra nga viktimat u kthye në arkivol me fustanin e nusërisë. Një tjetër viktimë ishte studentja e ekonomisë, Suela Njolli, nga Tirana, që dy vjet më parë se të ndodhte aksidenti kishte fituar të drejtën përmes lotarisë së emigracionit për të jetuar dhe studiuar në Amerikë. Ajo u kthye në qytetin e lindjes e veshur me fustanin e bardhë të nusërisë në arkivol. Ishin Suela 25-vjeçare bashkë me të fejuarin e saj, Gentian Demiraj, 26 vjeç, si dhe një çift tjetër, Gëzim Xhaferi, 30 vjeç dhe bashkëshorten e tij Arleta Xhaferi, 26 vjeç, humbën jetën në një fatkeqësi automobilistike në Nju-Jork, teksa po ktheheshin nga një klub shqiptar, ku e kishin festuar Vitin e Ri atë natë.
Më 3 janar 2004, një familje pesë anëtarëshe nga Korça, në Amerikë humbën jetën. Ata ishin nisur nga Michigan-i për të kaluar festën e Vitit të Ri 2004, në Florida. Familja nga Korça dhe me banim të përhershëm në SHBA, në një aksident rrugor humb jetën, pikërisht tri ditë pas Vitit të Ri, në mëngjesin e 3 janarit. Bëhet fjalë për familjen Papamihali, e cila po udhetonte në drejtim të Michiganit nga Florida, ku kishte kaluar pushimet e vitit te ri , e cila krejt papritur është goditur më pasë nga një makinë tjetër që ishte futur në rrugë të gabuar duke u vrarë të gjithë.