"Toska 2005", dje 13 shefa te rinj
06/01/2005 Toska i rikthehet ndryshimeve në dikasterin e tij. Firma e ministrit të Rendit Publik, ka sjellë që në ditët e para të vitit 2005, rrokadë drejtorësh, por njëkohësisht dhe ndëshkime deri në përjashtim nga radhët e Policisë së Shtetit. Transferime nga detyra, ulje dhe ngritje komisarësh e nënkomisarësh. Lëvizja "Toska" në rend ka përfshirë pothuaj gjithë drejtoritë e policive, por më së shumti janë "shkundur" qarqet. Të paktë kanë qenë emrat që janë rikthyer në ministri në sektorë të ndryshëm drejtues.
Zyrtarisht
Zyrtarisht, Ministria e Rendit Publik pohon se "i gjithë ky qarkullim funksionarësh policie, bëhet në vijimësi të masave për reformimin dhe ristrukturimin e plotë të Policisë së Shtetit, me synim dhënien e një impulsi të ri cilësor luftës kundër kriminalitetit dhe, në veçanti, krimit të organizuar e trafiqeve ilegale". Ky ka qenë motivi i bërë publik, që shoqëron ndryshimet më të fundit të ministrit Igli Toska në Policinë e Shtetit.
Ndëshkimet
Më së shumti lëvizjet e drejtorëve dhe shefave të komisariait, të bërë të ditur dje nga Ministria e Rendit Publik, janë sipas zyrtarëve, tentativë e rritjes cilësore të punës së dikasterit. Ka patur vetëm një ndëshkim dje, dhe ky ka qenë përjashtimi nga policia e kryeinspektor Ylber Durakut, ish-shef i komisariatit të Tropojës, për pak muaj. Motivacioni i largimit në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Rendit është "për shkelje të betimit, mangësi e mungesë korrektësie në kryerjen e detyrave funksionale". Në vitin 2004, ministri i Rendit Publik, Igli Toska ka denoncuar në Prokurori mbi 180 policë e drejtues policie. Prokuroria, pasi ka vlerësuar materialet kallëzuese, pjesa më e madhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ka nisur procedimet penale për mbi 50 prej tyre.
Ndryshimet
Komisar Asllan Dogjani, me detyrë drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër, transferohet dhe emërohet me detyrë shef i Sektorit të Koordinimit të Kontrollit të Territorit në Drejtorinë e Koordinimit të Kontrollit të Territorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit
Komisar Ahmet Premçi, me detyrë shef i Sektorit të Krimit kundër Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, transferohet dhe emërohet në detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër
Nënkomisar Qamil Llukaj, me detyrë shef i Zyrës së Policisë së Rendit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, transferohet dhe emërohet me detyrë zv.drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër
Komisar Agron Hysaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Pukë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, transferohet dhe emërohet në detyrë shef i Komisariatit të Policisë Tropojë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës
Nënkomisar Ardian Geca, me detyrë specialist në Laboratorin e Policisë Shkencore në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, transferohet dhe emërohet në detyrë shef i Komisariatit të Policisë Pukë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut
Shkodër
Nënkomisar Vasil Valera, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Delvinë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë, transferohet dhe emërohet në detyrë specialist i Planifikimit dhe Kontrollit të Shërbimeve, në Sektorin e Rendit dhe të Sigurisë Publike në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë
Nënkomisar Ilirjan Llanaj, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Skrapar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat, transferohet dhe emërohet në detyrë shef i Komisariatit të Policisë Delvinë, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut
Vlorë
Inspektor Artan Hoxha, emërohet në detyrë shef i Komisariatit të Policisë Skrapar, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Berat
Kryekomisar Milto Kordha, me detyrë shef i Komisariatit të Policisë Durrës, transferohet dhe emërohet në detyrë shef i Seksionit të Analizës dhe Koordinimit për Krimet e Hapura në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë
Nënkomisar Alfred Çepe, me detyrë Shef i Sektorit të Policisë Kriminale në Komisariatin e Policisë Rinas, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, transferohet dhe emërohet në detyrë shef i Komisariatit të Policisë Durrës, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës
Nënkomisar Arben Janaqi, me detyrë zv.drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, transferohet dhe emërohet në detyrë shef i Sektorit të Luftës kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës
Nënkomisar Arben Guri, me detyrë shef i Zyrës së Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Durrës, transferohet dhe emërohet në detyrë zv.drejtor i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës
Kryeinspektor Ylber Duraku, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë përjashtohet nga Policia e Shtetit me motivacionin “për shkelje të betimit”, mangësi e mungesë korrektësie në kryerjen e detyrave funksionale