Masakra e Dajtit deshmon polici U urdheruam te shkonim ne Durres
Procesi gjyqësor ndaj Dritan Dajtit, autori i dyshuar për vrasjen e katër punonjësve të policisë së shtetit më 7 gusht të vitit të kaluar, ka vijuar dje me pyetjen e një oficeri të policisë. Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor. Burime nga brenda seancës thanë për gazetën se dëshmitari ka treguar mënyrën e marrjes së informacionit për vendndodhjen e Dajtit dhe sipas tij, eprorët e kanë urdhëruar për të përgatitur planin e veprimit dhe të ndërhyrjes. Ai tha se nuk ka qenë i pranishëm në vendin e ngjarjes, pra në momentin e vrasjes së katër punonjësve të policisë, duke pohuar se veprimet e tij kanë qenë thjesht drejtuese. Më pas tregoi se efektivët e policisë kanë shkuar me urdhër dhe ata kanë pasur të gjitha mjetet dalluese me stemën e policisë. Ndërkaq, në seancën e djeshme gjyqësore, avokati i Dajtit kërkoi dorëheqjen e trupit gjykues me argumentin se procesi po bëhet me dyer të mbyllura. Më pas ka përfunduar gjyqi, pasi Dajti ka shfaqur shenja lodhjeje.