E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy te vdekur perplaset makine ne Kukes-Krume

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Kukës -Krumë, mëngjesin e sotëm. Shaqir Matmuja 39 vjeç dhe Ilir Muca 40 vjeç janë viktimat e këtij aksidenti që sipas hetimeve të para në vendin e ngjarjes mendohet të ketë ndodhur si pasojë e shpejtësisë me të cilën udhëtonin të aksidentuarit duke mos përjashtuar edhe mundësinë e një defekti në timonin e automjetit.

Sipas Drejtorit të Njësisë Rajonale të Policisë Rrugore Aledin Omuri automjeti është përplasur me ndarësen anësore të rrugës e më pas ka rënë 300 metër poshtë saj. Automjeti i aksidentuar është i tipit mitsubishi me targa te Tiranës.Ky është aksidenti i dytë brenda 1 jave në qarkun e Kukësit duke e çuar në 3 numrin e viktimave dhe në 2 numrin e të plagosurve.

Flutura Tota    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›