E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy tërmete tronditin në mëngjes jugun

 

GJIROKASTER - Lëkundjet e tërmetit kanë nxjerrë nga apartamentet, banorët e Gjirokastrës. Ka qenë ora 00:55 e ditës së premte kur lëvizjet u ndjenë në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas u përcollën në zonën veriperëndimore në drejtim të Tepelenës. Fatmirësisht nuk janë shënuar dëme në njerëz dhe materiale pavarësisht se lëkundjet kanë zgjatur më tepër se 12 sekonda, ndërsa e dyta ka ndodhur rreth orës 07:35. Lëvizjet u bënë të ndjeshme për banorët e zonës fushore të Gjirokastrës, të cilët kanë përjetuar çaste ankthi gati për të gjithë orët e natës deri sa agoi. Banorët e dy ndërtesave të larta në zonën pas pallatit të sportit, kanë dalë jashtë të frikësuar dhe kanë qëndruar gati dy orë jashtë në shi nga frika e tronditjeve të tjera. Mendohet se epiqendra e këtyre tërmeteve ishte në zonën e Piqerasit dhe Finiqit në rrethin e Sarandës.                                                                    p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›