Çudia, dashi me katër brirë në Sarandë
SARANDE - Në stanin e bariut nga Berdeneshi, Agim Alikaj, i ardhur këtu vite më parë nga Golemi i Gjirokastrës rritet një dash me katër brirë. 65-vjeçari Agim Alikaj ka 55 vjet që merret me mbarështimin e të imtave. Por dalja në dritë në tufën e tij e një qengji me katër brirë ka qenë një rast tepër i veçantë. Dashi me katër brirët në pozicione të ndryshme ka katër vjet që rritet në stanin e Alikajt. Jo vetëm për bariun, por edhe për shkencën veterinare ky është fenomen i rrallë në këto 100 vitet e fundit. Mjeku veteriner Agim Nelaj, që e ka tashmë pjesë të studimit të vet këtë rast, thotë se ky është rast tepër i rrallë. sh.d