E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vdesin në aksidente dy persona

 

VLORE - Dy aksidente të rënda me pasojë dy viktima ndodhën dje në qarkun e Vlorës. Ngjarja e parë ndodhi në mëngjes në aksin Drashovicë-Peshkëpi, në vendin e quajtur fusha e Drashovicës. Automjeti tip “Skoda” me targa FO 045492 ka dalë nga rruga duke rënë disa metra poshtë. Për pasojë, drejtuesi Myrdar Çakuli, 41 vjeç, nga fshati Vajzë i Vlorës gjeti vdekjen e menjëhershme. Po dje rreth orës 17:00 në aksin Dhërmi-Vlorë në pjesën veriore të kthesave të Llogorasë ka rënë në humnerë një automjet me targa greke që drejtohej nga shtetasi Arjan Qeska nga Vlora. Për pasojë 30-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Trupi i tij u nxorr pas rreth 2 orësh.  q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›