E Diel, 1 Nëntor 2026

“Qemal Stafa”, stadiumi jashtë çdo standardi

 

U jepet të drejtë 100 % danezëve dhe gjyqtarëve që u ankuan për “Qemal Stafa” pas ndeshjes ndaj Kombëtares shqiptare. Një stadium që vetëm i tillë nuk mund të jetë. Ajo që duket qartë është papastërtia, mungesa e tualeteve për femra dhe amortizimi i sistemit të ndriçimit. “Kërkesat e UEFA-s dhe të FIFA-s janë shumë të gjëra, ne jemi shumë larg këtyre standardeve. Së pari shkallët e stadiumit duhet të jenë të pastra nga sendet e forta. Një nga vërejtjet e fundit që na u bë nga delegati i FIFA-s ishte edhe prania e sendeve të tilla, ndërkohë që kontrolli jashtë stadiumit ishte shumë i rreptë, çka e bën gjendjen qesharake. Tjetër problem është ambienti i gazetarëve, të ketë më shumë vende dhe lidhje interneti. Kërkesat për përmirësimin e kushteve anë shumë të gjëra dhe shkojnë deri tek gjërat më banale si problemi i ujit të ngrohtë në dushe”, thekson vëzhguesi i FIFA-s, Plarent Kotherja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›