Kurbin, zihet me gruan, djeg shtëpinë
KURBIN - Zihet me bashkëshorten, i vë flakën me benzinë shtëpisë. Ngjarja ndodhi në fshatin Fushë Milot në Kurbin mëngjesin e djeshëm. Arben Doda, 40 vjeç, në gjendje të dehur ka nisur të debatojë me të shoqen e në gjendje të acaruar ai i vuri flakën banesës. Bashkëshortja e tij me dy vajzat e mitura kanë arritur të dalin në kohë, të ndihmuara edhe nga fqinjët e tyre. Pas ngjarjes, 40-vjeçari ka mundur të largohet, ndërsa policia që arriti në vendin e ngjarjes e shpalli atë në kërkim. Sipas dëshmitarëve, në mes të flakëve, gruaja ka mundur të nxjerrë dy fëmijët e saj. Zjarrfikëset e sinjalizuara për ngjarjen arritën në vend, por gjithçka ishte shkrumbuar. Tashmë familja Doda ka mbetur në qiell të hapur, ndërsa kryefamiljari është shpallur në kërkim për shkatërrim të pronës. Në vendin e ngjarjes mbërritën edhe një grup zjarrfikësish anglezë, të cilët ndodhen në Laç duke trajnuar homologët e tyre. r.n