E Diel, 1 Nëntor 2026

Halili ultimatum FSHF: 24 orë për të drejtën TV

 

Leonard Karaj

Nuk e ka me FSHF-në por dëshiron më të mirën për skuadrën e tij. Refik Halili, një prej dy presidentëve të Kategorisë Superiore (edhe Dinamo nuk ka firmosur) që nuk ka firmosur kontratën me kompaninë UFA Sports për të drejtën TV ka dhënë ultimatumin. Edhe 24 orë dhe nëse Federata Shqiptare e Futbollit nuk reflekton në kërkesat e klubit bardheblu atëherë ai do të shikojë për kontrata të tjera për Tiranën. “Kontratën nuk e firmosa sepse në të nuk mund të isha palë, pra nuk mundesha që në të ardhmen të mbroja interesat e klubit. Prita ditën e sotme (dje) që federata të reflektonte, pasi askujt nuk i intereson që Tirana të jetë jashtë kësaj kontrate, por nuk pata asgjë reagim. Ndaj kam vendosur që të pres edhe 24 orë të tjera dhe më pas do të vendosim për resurse të tjera që natyrisht skuadrës së Tiranës nuk kanë sesi t’i mungojnë. Unë jam një biznesmen dhe kam aftësinë për të lidhur kontrata shumë herë më të mira në dobi të klubit Tirana”, ka pohuar presidenti bardheblu në një prononcim për gazetën “Panorama”. FSHF-ja i ka ofruar Tiranës nëpërmjet kompanisë UFA Sports një shumë prej 85 mijë eurosh për të drejtën TV, shifër kjo që realisht nuk është refuzuar nga Tirana. Ngërçi është hasur në përpilimin e kontratës ku FSHF ka kërkuar që të jetë ajo në një farë mënyre palë në kontratë dhe jo direkt Tirana. Nga ana tjetër presidenti bardheblu ka kërkuar garanci, çka do të thotë që Tirana të firmosë marrëveshjen duhet ose të nënshkruajë si palë me FSHF-në dhe kjo e fundit të mbajë në të ardhmen përgjegjësitë ose direkt me UFA Sports. Por kjo pikë është kontestuar nga federata ndaj edhe palët duken mjaft larg arritjes së marrëveshjes.     

Superliga

Java 4
Sot, ora 16:00

Skënderbeu-Gramozi
Gjyqtar: Kridens Meta

Laçi-Apolonia
Gjyqtar: Albano Janku

Shkumbini-Kastrioti
Gjyqtar: Aranit Lulaj

Flamurtari-Teuta
Gjyqtar: Sokol Çekaj

Ora 19:00

Tirana-Besa
Gjyqtar: Sokol Jareci

Vllaznia-Dinamo
Gjyqtar: Lorenc Jemini

Kategoria 1

Java 4
Sot, ora 16:00

Kamza-Lushnja
Gjyqtar: S.Bogdani

Sopoti-Skrapari
Gjyqtar: M.Metohia

Bylis-Gramshi
Gjyqtar: Batalli

Luftëtari-Bilishti
Gjyqtar: L.Alla

Besëlidhja-Memaliaj
Gjyqtar: Beqiri

Ada-Partizani
Gjyqtar: Ziri

Turbina-Burreli
Gjyqtar: Cjapi

Nesër, ora 16:00

Pogradeci-Elbasani
Gjyqtar: E.Peza

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›