E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy vajza përurojnë “lundrimin e lirë”

Portet

Kur ora ka shënuar datën 15 dhjetor dhe mbi Adriatik janë lëshuar fishekzjarrët e festimit, lëvizjet në portin më të madh të vendit kanë qenë më se normale. Me tragetet “Riviera Adriatica”, “Arbëria” dhe “Ventouris Ferries” kanë lëvizur drejt Barit në orën e parë të hyrjes në fuqi të lëvizjes së lirë 347 pasagjerë, por vetëm tre prej tyre shkonin në Europë pa viza. Udhëtaret e para ishin, ashtu si në Rinas, dy vajza: Orselina Paluca dhe Mirela Trasha, të dyja me banim në Tiranë, të cilat kanë vendosur të kalojnë festat e fundvitit në Itali dhe Zvicër.

Situata ka qenë e njëjtë edhe në Vlorë, ku personat e parë që kanë kaluar kufirin pa viza kanë qenë një çift bashkëshortësh, që shkonte në Itali për të vizituar fëmijët, ndërsa pas tyre në tragetet për Brindizi u imbarkuan edhe 45 persona të tjerë me pasaporta biometrike.

Në terminalin e Portit Detar të Sarandës gjithashtu më 15 dhjetor është mundësuar dalja dhe udhëtimi pa viza drejt brigjeve të Korfuzit. Nga rreth 30 personat që kanë zgjedhur të udhëtojnë me rrugë detare drejt Greqisë, vetëm 2 prej tyre ishin pa viza.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›