Dy vajzat “e zhdukura” dorëzohen në polici
05/05/2005 Sipas tyre, ato bënë këtë zgjedhje pas dhunës së familjarëve
KORÇE - Merr fund historia tronditëse e dy ish-studenteve të universitetit “Fan Noli” në Korçë, së bashku me lajmin e zhdukjes së tyre në mënyrë të papritur. Anjeza Koli dhe Basire Muça, 23-vjeçare, nga fshati Orman, i rrethit Korçë, të deklaruara të zhdukura, duke bërë përgjegjës sektin kristian “Dëshmitarët e Jehovait” në Korçë, janë dorëzuar në Drejtorinë e Policisë në Tiranë, ku kanë dhënë gjithë shpjegimet e tyre dhe më pas janë kthyer në Komisariatin e Policisë në Korçë, ku edhe aty kanë dhënë të njëjtat sqarime, lidhur me largimin e tyre nga familja.
“Mbërritja e vajzave në këtë qytet është bërë në orën 03.30 minuta”, thanë për gazetën “Metropol” burime të Policisë së Drejtorisë për Qarkun e Korçës.
Dy vajzat, ish-studente të Universitetit “Fan Noli” në Korçë, të diplomuara, Koli për infermieri dhe Muça për mësuesi, një vit më parë, kanë pohuar me shqetësim përpara uniformave blu të Korçës se “kishin vendosur të dorëzoheshin, pasi po nëpërkëmbej nderi dhe figura e tyre morale me supozime se ato ishin larguar nga familja dhe në të njëjtën kohë ishin zhdukur pa lënë gjurmë, duke lënë familjet pa asnjë lloj informacioni”.
Me të njëjtin shqetësim, ato janë shprehur, duke vënë në dukje se ishin vajza të arsimuara dhe se nuk mund të ndërmerrnin hapa të tillë, siç ishin shprehur për to. Dorëzimi i tyre në Drejtorinë e Policisë në Tiranë ishte bërë menjëherë, pasi ato kishin dëgjuar deklaratat e bëra në shtyp nga prindërit e tyre.
Vajzat kanë pohuar se janë besimtare të sektit kristian “Dëshmitarët e Jehovait dhe ky kishte qenë konflikti i parë i tyre me familjet.
Sipas vajzave në fjalë, prindërit e tyre ishin munduar të ushtronin dhunë fizike dhe psikike me qëllim për t’i shkëputur nga besimi i Jehovait dhe kjo ishte arsyeja që kishin qenë të detyruara të largoheshin nga familjet. Por, ndërkohë, kanë sqaruar se nuk kanë shkëputur për asnjë çast lidhjet e tyre telefonike me prindërit.
Për më tepër, gjatë mungesës së tyre, Koli dhe Muça, kishin siguruar prindërit se do të ktheheshin shumë shpejt, por kishin pritur që gjakrat të qetësoheshin. Ndërkohë u kishin kërkuar të moskëmbëngulnin për t’u shkëputur nga “Dëshmitarët e Jehovait”, pasi një besim i tillë nuk ishte shqetësues për to dhe në të njëjtën kohë ato ishin të punësuara në Korçë. Sipas burimeve të Policisë në Komisariatin e Korçës, Muça dhe Koli vazhdojnë të qëndrojnë në komisariatin e këtij qyteti. Të njëjtat burime sqaruan se po hetohet në zbardhjen e të gjitha rrethanave të kësaj ngjarjeje, që fillimisht tronditi qytetin Juglindor me lajmin e zhdukjes së dy ish-studenteve vetëm e vetëm se ato kishin qenë besimtare të Jehovait.