E Diel, 1 Nëntor 2026

Nis punën komisioni hetimor për taksën Majko

05/05/2005  Parlamenti ka miratuar përbërjen e komisionit hetimor parlamentar për zbardhjen se ku kanë shkuar fondet e mbledhura nga taksa e vendosur nga Pandeli Majko, për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës-Morinë. Komisioni do të jetë i kryesuar nga deputeti Preç Zogaj dhe nënkryetar Lekë Çukaj. Ndërsa anëtarë do të jenë Jemin Gjana, Taulant Dedja, Nezir Selimi, Fatos Beja, Albert Çaçi dhe Ekrem Spahia. Komisioni do të procedojnë në një periudhë kohore trijavore, duke hetuar kështu të gjitha institucionet që janë marrë me vjeljen e kësaj takse nga qytetarët shqiptarë, vitet e fundit. Brenda tri javëve, anëtarët e komisonit do të mbledhin materiale nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Taksave nga Ministria e Financave si dhe nga Ministria e Transporteve. Pas shqyrtimit të materialeve, komisoni hetimor pritet të marrë në seancë dëgjimore përfaqësues të këtyre tri institucioneve. Në krye të tri javëve do të përpilohet dhe një raport, ku synohet të zbardhet mënyra e shpërdorimit të fondeve të mbledhura nga taksa Durrës-Kukës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›