PD do të ketë koalicion dhe me PDK-në e Lesit
05/05/2005 Berisha prezanton kandidatët e elbasanit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka udhëtuar dje drejt qytetit të Elbasanit dhe Cërrikut, ku ka prezantuar kandidatët që do të garojnë në këto qytete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në Cërrik, Berisha ka prezantuar Mehmet Ibajn, si kandidaturë të këtij qyteti, ndërsa në Elbasan, kandidatët do që do të garojnë do jenë Muahrrem Kajolli, Omer Stringa dhe Aurel Bylykbashi. Qarku i Elbasanit ka gjithsej 11 zona elektorale, ku në dy prej tyre do të garojnë nën siglën e PD-së dy kandidatë të Partisë Republikane. “Në themel të platformës qeverisëse të Partisë Demokratike do të jetë nxitja dhe zhvillimi i biznesit të vogël, përgjysmimi i taksave për të, ulja e taksave të tjera, në mënyrë që këto biznese të mund të riinvestojnë 50 për qind të fitimeve. Gjithashtu, do të krijojme parqe industriale dhe zona të lira industriale, pasi ato janë provuar se janë qendra të mëdha punësimi”, tha Berisha. Sipas liderit demokrat, shëndetësia do të jetë një tjetër zë i rëndësishëm, ku do të investohet, për përmirësimin e këtij shërbimi, i cili, sipas kreut të PD-së, lë shumë për të dëshiruar. Berisha tha se me ardhjen e opozitës në pushtet do të vazhdojë privatizimi i ndërmarrjeve publike, por duke hequr dorë nga mënyra se si po veprohet nga qeveria aktuale. "Do të privatizojmë të gjitha ndërmarrjet publike, por jo duke i falimentuar më parëe ato, siç po ndodh aktualisht", tha Berisha. Kreu i PD-së tha se në procesin e privatizimit do të përfshihet blerja me letra me vlerë, duke i rikthyer ato në përdorim. Sipas liderit demokrat, nën drejtimin e shtetit nga opozita nuk do të ketë pension nën minimumin jetik, si dhe do të ketë rritje të ndjeshme të pagave të buxhetorëve. Gjatë takimeve, Berisha ka theksuar se marrëveshjet me aleatët do të jenë konform Kodit Zgjedhor dhe rregullave të lojës, që kanë vendosur institucionet monitoruese. Madje ai ka bërë të ditur se do të nënshkruhet marrëveshja me me PDK-në e Nikollë Lesit. Për këta të fundit është bërë e ditur se sot do të mbërrijnë në Shqipëri 30 vëzhguesit e parë afatgjatë. Ata do të monitorojnë të gjitha zhvillimet parazgjedhore, duke përgatitur raportin për Shqipërinë.