Dy varkëtarë të tjerë, në gjyq për "Butrintin"
Pas Ahmet Bushit dhe Bashkim Senës dje kanë dalë para togave të zeza të Sarandës edhe dy të dyshuarit e tjerë si pjesëmarrës në trafikun e klandestinëve të tragjedisë së Butrintit. Dy personazhet e tjerë të akuzuar se janë përfshirë në këtë trafik, janë Dashamir Mane dhe Hyqmet Sollaku, i pari nga Gjashta e Sarandës, i dyti prej Vidhishtit të Fierit. Për të dy të dyshuarit si pjesëmarrës dhe pjesë e planit të trafikimit të klandestinëve të 19 tetorit nga Butrinti, Gjykata e Sarandës ka vendosur masën e sigurisë "arrest në burg". Ndaj tyre rëndon akuza "dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, me pasojë vdekjen e më shumë se dy personave".