Kërkoi ryshfet, pezullohet polici
Pas denoncimit të bërë në "Fiks Fare", Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka pezulluar nga detyra një punonjës policie në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, si dhe ka nisur hetimet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv ndaj punonjësit të policisë. Gjithashtu, nën hetim është marrë edhe një ish-punonjës policie.
Dy ditë më parë, në emisionin investigativ "Fiks Fare" u denoncua një rast abuzimi në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, ku gazetarit iu kërkuan 50 euro nga një ish-punonjës policie në prezencë të punonjësit të policisë në detyrë për të kaluar në mënyrë të kundërligjshme kufirin.
Ish-polici, që tani punon si taksist, i tha gazetarit të "Fiks Fare" se kundrejt pagesës prej 50 eurosh mund të kalonte kufirin për në Malin e Zi pa e vulosur fare pasaportën. Nga investigimi i "Fiks Fare" rezultoi se në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit kishte kohë që aplikohej ky veprim i paligjshëm. Personat që kërkojnë të hyjnë apo të dalin nga territori shqiptar pa vulosur pasaportat, janë kryesisht persona që kanë përfituar azil politik në shtete perëndimore, duke deklaruar se jeta e tyre është në rrezik në Shqipëri, apo Mal të Zi. Ata zgjedhin të paguajnë policët e kufirit, në mënyrë që vizitat e tyre pranë familjeve të mos lënë gjurmë në dokumente. Sipas taksistit të regjistruar nga "Fiks Fare", personave me pasaportë amerikane u kërkohen deri në 300 euro për të kaluar kufirin pa marrë vulën.
Pas publikimit të këtyre fakteve, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, nëpërmjet një komunikate për mediat, bëri të ditur dje, se nga ana e shërbimit të Kontrollit të Brendshëm dhe Drejtorisë Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ka filluar hetimi në ngarkim të punonjësit të policisë Shaqir Hasanaj, me gradën Inspektor, si dhe ndaj ish-punonjësit të policisë Tom Camaj, aktualisht taksist, i cili ka dalë në reformë para dy viteve.
Ndërkohë, sipas zëdhënësit të Policisë së Shtetit, ndaj punonjësit të policisë kufitare, Shaqir Hasanaj, është marrë masa disiplinore pezullim nga detyra, për t‘i hapur rrugën hetimit të kësaj çështjeje. Ndaj tyre po zhvillohen hetime për veprën penale "shpërdorimit të detyrës" dhe "korrupsionit pasiv nga punonjës që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga nenet 248 e 259 të Kodit Penal.