E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy vëllezër dhe një tjetër në pranga për demonstratën

01/02/2011  Policia analizon filmimet, vijojnë ndalimet

TIRANË- Policia vijon të analizojë provat dhe pamjet filmike të demonstratës së datës 21 janar 2011, ndaj vazhdojnë shoqërimet dhe ndalimet e personave të dhunshëm. Kështu, u bë ndalimi i shtetasit Feta Mataj, 29 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Durrës, si dhe vëllait të tij Arjanit Mataj, 38 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Durrës. Ndalimi i tyre u bë pasi këta shtetas më datë 21.01.2011, në bulevardin “Dëshmorët e kombit”, përpara Kryeministrisë kanë goditur me sende të forta punonjësit e policisë të planizuar me shërbim për mbarëvajtjen e protestës dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. Ndërkaq, shërbimet e komisariatit Nr.6, filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin Altin Koçeku, 19 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Ata ushtruan dhunë më datën 21 janar në bulevardin “Dëshmorët e kombit”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›