Prefekti “ok” ligjshmërisë për buxhetin e bashkisë
01/02/2011 Debatet nuk kishin ngjyrë politike, por për hir të interesit publik”
VLORE- Institucioni i prefektit i ka dhënë dje “OK” për buxhetin e Bashkisë Vlorë. Lajmi është bërë me dije nga prefekti Eduart Velçani. Nëpërmjet mediave, prefekti ka komunikuar vendimin e marrë nga institucioni i tij, lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak për miratimin e buxhetit, vendim i cili është marrë pasi është kthyer për rishqyrtim, “pas shqyrtimit të vëmendshëm, nga ana e hallkave, është marrë vendimi që ky buxhet të miratohet dhe të kalojë për shqyrtim dhe zbatim, Bashkisë së qytetit Vlorë”. Prefekti ka theksuar se në këtë periudhë “kemi pasur një shkëmbim intensiv, qoftë të anës formale, apo informale me Bashkinë Vlorë. Bashkia Vlorë e Këshilli Bashkiak e ka shqyrtuar vendimin tim për kthimin për rishqyrtim dhe në frymën e një shqyrtimi të bazuar në ligj dhe të një kompromisi që duhet të udhëheqë vendimmarrjet, qoftë politike, qoftë jo politike. Ka shqyrtuar dhe ka miratuar të paktën, tre nga pikat që kisha kthyer për rishqyrtim. Unë me kënaqësi e konstatoj këtë fakt dhe më vjen mirë që ka ndodhur kështu. Synimi im në këtë periudhë, pavarësisht se u bë objekt i mediave, nuk ka qenë absolutisht aspak politik, apo për të penguar investimet në qytetin e Vlorës, por për të vendosur një urë bashkëpunimi konstruktiv, në frymën e ligjit, i cili edhe u konsultua. Gjithsesi fryma në vendimmarrje ka qenë ajo e konstruktivitetit dhe bashkëpunimit. Kjo nuk ka pasur natyrë politike, bëri me dije prefekti i qarkut, Eduart Velçani. Në lidhje me pyetjen për pengimin e investimeve, Velçani nuk ka pranuar se kjo do të pengojë këto investime, për të cilat siç edhe tha ishte i interesuar, ashtu siç edhe tërë qytetarët. Fillimisht buxheti mori miratimin më 27 dhjetor dhe u rishqyrtua në mbledhjen e muajit janar, ku u miratua vetëm nga shumica e majtë në Këshillin e Bashkisë. Në mbledhjen e fundit, dy palët patën përplasje të ashpra mes njëri-tjetrit, ndërkohë që të djathtët hodhën akuza se mbledhja u bë brenda një kohe të shkurtër. Pak ditë më parë, edhe pse buxheti nuk kishte marrë ende miratimin përfundimtar nga prefekti, kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, vizitoi pikat e disa projekteve infrastrukturore, të cilat do të marrin jetë pas miratimit të buxhetit. Dh. Spiro