Dy vëllezër rrahën inspektorin e krimeve
29/12/2004 Dy vëllezër nga Tirana kanë rënë në prangat e efektivave të Komisariatit nr.1. Ervin dhe Daniel Qemali u arrestuan nën akuzën e goditjes për shkak të detyrës të oficerit të Policisë Kriminale, Agim Harizaj. Policia shpalli në kërkim dhe një person të tretë, identiteti i të cilit nuk publikohet për arsye hetimore.
Historia
Ervin dhe Daniel Qemali, përkatësisht 25 dhe 19-vjeçarë, ishin të skeduar nga inspektori i policisë si kontigjentë të krimit. Burime të besueshme nga Komisariati nr.1 bëjnë të ditur, se dy vëllezërit dallonin që në vogëli për veprime me karakter problematik. Këto kohët e fundit, Qemalët ishin piketuar nga Agim Harizaj si anëtarë të një rrjeti që merrej me shpërndarje droge në sasi të vogla. Së bashku me ta dyshohej se kishte dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Mëngjesin e së hënës, të arrestuarit kishin hipur në autobusin e linjës së Porcelanit. Ata nuk e patën të vështirë të vërenin
se pas urbanit vinte një automjet civil, me të cilin udhëtonte Harizaj. Sipas të njëjtave burime, inspektori aludonte se të rinjtë merreshin me shitjen e narkotikëve dhe në vende publike, ndaj i ndiqte për t'i zbuluar. Por punët nuk vajtën ashtu siç parashikonte efektivi i policisë. 3 djemtë ndaluan në stacionin e autobusit prapa Shkollës së Bashkuar. Papritur që inspketori të zbriste nga makina, ata iu drejtuan asaj, duke e detyruar Agim Harizajn të dilte. Ky i fundit nuk mundi të bënte tjetër veçse të ndiqte urdhrin e tyre. Të rinjtë e tërhoqën pas në një vend ku nuk kalonte askush, duke e deytruar t'u tregonte qëllimin e ndjekjes. Paskëtaj, mësohet se e goditën me mjete të forta në kokë, duke e dëmtuar keqas. Me të kryer këtë akt, u larguan duke e lënë të shtrirë përdhe. Kalimtarët e rastit ndihmuam Harizajn për të shkuar në spital. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ai gjendet në banesën e tij. Sakaq, Agim Harizaj denoncoi në Komisariatin nr.1 dhunën e ushtruar nga kontigjentët. Kësisoj, kolegët vunë në pranga 2 vëllezërit dhe shpallën në kërkim shokun e tyre. Materialet iu kaluan organit të akuzës.