Presidenca kërkon llogari për Durrin
29/12/2004
Mesditën e djeshme në Presidencë, ka shkuar një material për
çështjen e amnistimit të Arnold Durrit
TIRANË – Presidenca kërkon "hesap" për çështjen e Arnold Durrit. Dje në mesditë një material i hollësishëm se si janë ndjekur procedurat për futjen në listën e të dënuarve, që mund të amnistoheshin, të emrit të të riut lushnjar Durri, ka mbërritur në tavolinën e kreut të shtetit, Moisiu. Brenda pak orësh pas bërjes publike të skandalit më të fundit nga gazeta "Metropol", kreu i shtetit, krerë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Prokurorisë së Përgjithshme, kanë kërkuar një informacion më të detajuar rreth të vërtetës së çështjes "Durri".
Presidenca
Mesditën e djeshme, duket se Presidenti i Republikës ka patur mundësinë të informohet me detaje se si kanë rrjedhur ngjarjet, që emri i të burgosurit lushnjar ka mbërritur në tavolinën e tij së bashku me emrat e shtetasve të tjerë, të cilët mund të faleshin, apo mund t'i ulej ndonjë vit dënimi nga heqja e lirisë që i janë dhënë nga gjykatat e shkallëve të ndryshme. Burime pranë Presidencës kanë thënë dje për gazetën "Metropol", se në materialin e dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është pranuar pjesa e tyre e fajit për gjithçka kishte ndodhur pak ditë më parë. Së bashku me materialet sqaruese, duket se është dhënë edhe premtimi për ta çuar deri në fund këtë çështje dhe për të zbardhur se kush mund të ketë shkelur mbi ligjin apo për të cilësuar më saktë se cila prej strukturave mund të mos e ketë kryer mirë detyrën.
Zbardhja
Prej ditësh duket se historia e të burgosurit Arnold Durri është munduar të mbahet e mbyllur brenda "mureve të shtëpisë", pa u bërë publike. Krerët e burgjeve, pasi kanë kapur "lajthitjen" e bërë deri në atë moment dhe kanë rikaluar në "sitë" të gjitha informacionet, ka rezultuar se emri i Arnold Durrit nuk duhet të ishte ndoshta fare në listën e dërguar te Presidenti, pasi, ai kishte dhe dënime të tjera për të vuajtur përveç atij që sapo i ishte falur nga Presidenti. Pas vendosjes së mbajtjes së Durrit në burg, duket se tashmë është gati hapja e një procesi të gjatë verifikimi për të përcaktuar hallkën ku ka lindur gabimi i kapur në momentin e fundin.
Çështja Durri
Arnold Durri nga Lushnja, i dënuar për plagosje me dashje, kishte edhe 8 muaj e 22 ditë për të qëndruar pas hekurave të burgut të Rrogozhinës. Emri i tij figuronte në listën e personave të propozuar te Presidenti për amnisti apo për ulje të dënimit në prag të Vitit të Ri. Fati deshi që kërkesa të shqyrtohej dhe Presidenti t'i jepte Ok-in për muajt e mbetur lirisë së Durrit. Në listën e të falurve, Arnold Durri figuron i nënti. Por, më pas fati i strukturave shtetërore bëri që “dikush" të kapte “lajthitjen” dhe të mos ekzekutohej vendimi i dhënë nga Presidenti, pasi mbi shpatullat e Arnold Durrit rëndonin dhe akuza të tjera, për të cilat ai ishte gjykuar gjatë kohës që vuante dënimin e parë, prej 4 vitesh për plagosje.
Hysi: “Kemi nisur verifikimin”
"Po, ne jemi të angazhuar për ta çuar deri në fund zbardhjen e kësaj historie". Kështu ka pohuar pasditen e djeshme për gazetën "Metropol" në linjë telefonike, kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Engjëll Hysi. Ai ka thënë se kanë qenë strukturat që ai drejton që e kanë kapur në momentin e fundit, se sapo i ishte falur një dënim një personi që kishte dhe tri vepra të tjera penale për të shlyer dënimin. Vetë Hysi ka pranuar se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve do të bëjë një verifikim të hollësishëm për të përcaktuar se cila nga strukturat vartëse të tij mund të ketë anashkaluar gabimin. Sektori juridik i kësaj drejtorie është treguar i vëmendshëm në masën e duhur, duke shmangur një veprim të paligjshëm. Hysi, pas sqarimit që ka bërë se kërkesat fillestare për falje bëhen nga familjarët e të dënuarve, ai ka thënë se janë struktura të tjera vartëse në drejtorinë që ai drejton, në filtrin e të cilave kalojnë kërkesat e bëra nga vetë të burgosurit apo nga familjarët. Sipas Hysit, përveç kërkesës nga familjarët, nga ana e strukturave të burgjeve bëhet dhe një material përsa i përket sjelljes së çdo të dënuari gjatë kohës së vuajtjes së dënimit. “Deri më sot, ka thënë dje drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, akoma nuk kemi marrë asnjë të pandehur, pasi do duhet të mbarojnë në fillim verifikimet e më pas dhe me struktura të tjera do të vendoset nëse kemi të bëjmë me ndonjë rast për të filluar ndjekje penale”. I pyetur për vendndodhjen aktuale të Arnold Durrit, drejtori i Përgjithshëm, Engjëll Hysi, ka thënë se ai vazhdon të jetë në burgun e Rrogozhinës, pasi ka dhe dënimet e tjera për të shlyer. “Ndërsa të tjerët të amnistuar nga Presidenti kanë dalë që atë natë kur u bë zyrtare falja, i burgosuri Durri është mbajtur brenda në qeli. Shkaku i mos ekzekutimit të vendimit të dhënë nga Presidenti, i është sqaruar edhe vetë të burgosurit si dhe strukturave të tjera”. ar.ba
6 vite më parë është vendosur ngritja e komisionit për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore. Nuk u formua kurrë
Drejtësia, pa sistem të dhënash
Çudirat në sistemin tonë të drejtësisë duket se nuk kanë të sosur. Pak muaj më parë, gazeta "Metropol" ka sjellë një fakt jo pak tronditës. Që prej 6 vitesh është miratuar me vendim të Qeverisë krijimi i një Komisioni për Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore. Përfaqësues në këtë komision, i cili do të merrej vetëm me rregullsinë e ekzekutimeve të vendimeve të dhëna nga gjykata të shkallëve të ndryshme, duhej të ishin nga të gjitha strukturat shtetërore si Ministria e Drejtësisë, ajo e Rendit Publik, Prokuroria e Përgjithshme dhe Presidenca. Asnjë ditë të vetme nuk ka funksionuar një strukturë e tillë kontrolluese. Vetëm një vit më parë është vendosur edhe struktura e prokurorit të përhershëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, ndërkohë që dhe ajo duhet të kishte funksionuar kohë më parë. Por problemet nuk fillojnë e mbarojnë në mosngritjen e mosfunksionim e një komisioni. Drejtësisë sonë dhe strukturave që duhet të merren me ekzekutimin e penalizimeve që i bëhen shtetasve ligjshkelës, i mungon një gjë shumë themelore. Në “erën” e internetit, krijimi i një databaze për të burgosurit apo personat në proces gjykimi, ku të jenë të hedhura të gjitha të dhënat për shtetasit që përballen me drejtësinë, duket se është “gjëja më e vështirë” për t'u krijuar. Mungesa e një databaze me të dhëna të hedhura nga Ministria e Drejtësisë, ajo e Rendit apo dhe Prokuroria e Gjykata, duket se çon në “mish-mashet” e letrave dhe burokracive, që më pas shkaktojnë “rrjedhje” skandalesh si ky më i fundit, i zbuluar nga “Metropol”.
Skandalet e lirimeve në burgje
19 prill 2004
Eduart Çuni, ka lënë qelinë në datën 19 prill të këtij viti. Pasi ka përfunduar dënimin e parë “1 vit burg” për vjedhje, 22-vjeçari ka lënë qelinë, edhe pse ndaj tij Prokuroria kishte ngritur akuzën e vrasjes. Tri ditë pas lirimit të Eduart Çunit, në burg ka mbërritur vërtetimi, sipas të cilit ishte lënë i lirë një shtetas që akuzohej për “vjedhje me armë, kryer në bashkëpunim dhe me pasojë vdekjen”.
15 dhjetor 2004
Festim Xhani, 32 vjeç, ka lënë pas portën e hekurt të burgut të Rrogozhinës në datën 15 dhjetor të vitit të shkuar, pasi kishte plotësuar dokumentet, sipas të cilave kishte përfituar amnisti nga Presidenti i Republikës, për dënimin “tre vjet burg” për grabitje. Hulumtimi i dosjes së tij u solli jo pak shqetësim drejtuesve të burgut, të cilët të detyruar pranuan lirimin e parakohshëm të personit të dënuar, i cili kishte bërë gjithçka për t’u liruar, pasi kishte dijeni se hetohej për vrasje.
2004
Xhemal Bullica është liruar nga burgu, pasi ka kryer një dënim prej tre vjetësh, për veprën penale të vrasjes. Ai është akuzuar se ka vrarë me armë xhaxhanë e tij. “Armëmbajtje pa leje” dhe “grabitje me armë” ishin akuzat, të cilave Xhemal Bullica u shpëtoi ditën e fundit të atyre tre vjetëve burg që i kishin mbetur, pas kryerjes së të cilave u lirua.
2004
Liri Lipe nga Korça është liruar dy muaj më parë nga qelia, ndonëse kishte dhe muaj të tjerë për të vuajtur. "Gabimi" u identifikua së pari nga shtypi dhe më pas reaguan institucionet. Lipe u dorëzua dy ditë më vonë, duke pohuar se kishte pasur dijeni për dënimin e mbetur, por lirimi ish bërë nga autoritetet e burgjeve.
Lista faljes presidenciale në dhjetor
Dritan Nikoll Lusha, i falet dënimi i mbetur.
Eduart Xhevit Allka, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Gëzim Kapllan Aleksi, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Arti Qazim Spahiu, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Man Arif Meshi, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Eduard Bexhet Sinanaj, i falen 3 vjet nga dënimi i mbetur.
Setki Halit Dishi, i falet dënimi i mbetur.
Klodian Perlat Sina, i falet dënimi i mbetur.
Arnold Sokrat Durri, i falet dënimi i mbetur.
Fran Mirash Nika, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Marjan Pashko Kola, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Astrit Haxhi Haruni, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Granit Hazir Trezhnjeva, i falet dënimi i mbetur.
Idajet Daut Vrenozi, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
Dritan Josif Kondakçiu, i falet dënimi i mbetur.
Gëzim Man Lusha, i falet dënimi i mbetur.
Enkelejd Semeri Backa, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Leonard Trashëgim Dule, i falet dënimi i mbetur.
Astrit Bashkim Gjata, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
Drini Sherif Gjini, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Andrea Vladimir Foti, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
Arven Muhamet Ymetllari, i falet dënimi i mbetur.
Nikolla Jonuz Lleshanaku, i falet dënimi i mbetur.
Diter Zaçe Veshi, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Pirro Gjokë Fufi, i falet dënimi i mbetur.
Artan Besim Xhixha, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
Dorian Besnik Leci, i falet dënimi i mbetur.
Luftar Hekuran Pazi, i falet dënimi i mbetur.
Albert Eqerem Xhemollari, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
Mikel Elmaz Çekrezi, i falet dënimi i mbetur.
Elton Ibrahim Hasnjoku, i falet dënimi i mbetur.
Alfred Gjin Shyti, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Artan Novruz Mema, i falet dënimi i mbetur.
Donald Maze Rama, i falet dënimi i mbetur.
Zamir Ukë Murataj, i falet dënimi i mbetur.
Petrit Hasan Shehaj, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Asim Femi Puci, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
Dukagjin Xhelal Caka (Bujar Sinani), i falet dënimi i mbetur.
Anesti Kristaq Kica, i falet 1 vit nga dënimi i mbetur.
Sokol Xhelil Skenderi, i falen 4 vjet nga dënimi i mbetur.
Gaz (Gazmir) Xhavit Çaça, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Hamza Abdi Cera, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Edmond Abdi Cera, i falet dënimi i mbetur.
Ardian Dedë Kala, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Rifan Faris Nikolli, i falet dënimi i mbetur.
Skënder Qemal Gurra, i falen 2 vjet nga dënimi i mbetur.
Edmond Servet Bakiasi, i falet dënimi i mbetur me kusht.
Familjarët: Strukturat shtetërore
nuk kanë bërë bashkimin e dënimeve
Familjarët e Arnold Durrit janë shumë të shqetësuar për fatin e djalit të tyre. Në një lidhje telefonike mbrëmjen e djeshme me gazetën “Metropol”, ato kanë sqaruar se i biri kishte edhe katër muaj për të vuajtur dënimin dhe më pas në muajin prill do të rifitonte lirinë. Sipas asaj ç'ka kanë thënë dje të afërmit e Durrit, ai është falur nga Presidenti pas kërkesës që kishte bërë e ëma, e cila e ka djalë të vetëm. Mbrëmja e 24 dhjetorit, familjarët e të riut lushnjar i ka gjetur para derës së burgut të Rrogozhinës, në pritje të lirisë së parakohshme të firmosur nga Presidenti i Republikës. Pas 5 orë të gjata pritjeje për të parë djalin e vetëm të lirë, familjarëve të Arnoldit i ka dalë një punonjës i policisë, i cili i ka lajmëruar se Arnold Durri nuk do të dalë nga burgu, pasi kanë dalë disa probleme me dokumentacionin. Sipas familjarëve, në ngarkim të djalit të tyre kanë patur dy çështje, të cilat janë gjykuar në mungesë. Ai është akuzuar për plagosje me dashje dhe për grabitje me armë, e sipas tyre ato disponojnë vendimet e gjykatës, sipas të cilave, për të dyja këto vepra Arnoldi është dënuar me 3 vjet e 6 muaj heqje lirie. Ngjarjet për të cilat ai është dënuar kanë ndodhur në vitit 1998. Ndërsa dënimin ai e ka filluar disa vite më vonë, pasi kishte qenë në emigracion. Sipas familjarëve të të burgosurit Durri, mosekzekutimi i urdhrit të Presidentit është bërë vetëm për faktin se gjykatat dhe prokuroria nuk kanë bërë bashkimin e dy dënimeve që janë dhënë kohë më parë. Gjithsesi ato janë me shpresën se gabimi i bërë në kurriz të djalit të tyre të falur nga Presidenti, do të mund të korrigjohet shumë shpejt për qetësinë e tyre dhe të Arnoldit, të vetmit nga të burgosurit të falur nga Presidenti që vazhdon të jetë në një qeli burgu. Ar.ba