I vjedh te dashurit 15 mijë euro, arrestohet
29/12/2004
Elona Xhecuka i merr Isuf Palamanit paratë, ndërsa priste të martohej me të
FABJOLA BRAMO
I grabit të dashurit 15 mijë euro dhe i fsheh. Elona Xhecuka nga Burreli i vodhi Isuf Palamanit "thesarin" që mbante në banesë. Anipse bashkëjetonte me të prej disa muajsh, 26-vjeçarja duket se i kishte bërë planet e jetës veçmas nga bamirësi që pretendonte të lidhte kurorë me të.
Grabitja
Vajza nga Burreli me banim në kryeqytet, ishte njohur krejt rastësisht me Isuf Palamanin. Ndonëse nuk dihen rrethanat e sakta të lidhjes së tyre, burime policore shprehen se afro 1 muaj më pas, çifti kishte vendosur të bashkëjetonte. Elona Xhecuka kishte pranuar menjëherë të jetonte në një shtëpi me Palamanin, i cili i ofronte kushte të mira ekonomike. Sipas një llogarie të thjeshtë të matjanes, në pak kohë ajo mundi t'ia fitonte zemrën të dashurit dhe të martoheshin. Në këtë mënyrë do të merrnin fund dhe problemet e saj. Me përjashtim të disa zënkave të vogla që kanë të gjitha çiftet, protagonistët e historisë në fjalë shkonin mjaft mirë. Isuf Palamani merrej me tregti dhe duket se e kishte zgjidhur jetesën në mënyrë të përkyrer. Elona Xhecuka qëndronte në shtëpi në pozicionin e amvisës. Të njëjtat burime nga Komisariati nr.1 bëjnë të ditur se gjithçka shkonte mirë mes tyre, deri në datën 23 dhjetor. Duke përfituar nga rasti që i dashuri nuk ishte në shtëpi, matjania tashmë e joshur nga paratë e shumta që shihte rëndom nëpër shtëpi, rrëmbeu nga togu i tyre plot 15 mijë euro. I mori paratë dhe i fshehu në një vend të sigurt, deri sa t'i gjente një vend sekret. Shuma do t'i shërbente nëse një ditë do të vendoste të jetonte pa Isufin.
Zbulimi
I dashuri fatkeq u kthye në shtëpi si zakonisht, pa i shkuar në mend se Xhecuka e kish lënë me gisht në gojë. Duke qenë se nuk i nevojiteshin paratë ato 2-3 ditë, ai nuk e vuri re mungesën e 15 mijë eurove. Por, kur më pas kërkoi shumën për të kryer një aferë, u habit tej mase. Të njëjtat burime shtojnë se ai ka dëshmuar në polici se kishte pyetur menjëherë 26-vjeçaren për vendndodhjen e tyre, por pa i shkuar në mend se ajo ishte hajdutja. Elona Xhecuka kishte bërë të paditurën, duke i thënë se asnjëherë nuk ishte marrë me paratë që dispononte ai. Kaq kishte mjaftuar që i dëmtuari t'i drejtohej për ndihmë organeve të rendit. Një denoncim në Komisariatin nr.1 do të zgjidhte gjithçka. Grupi hetimor që u mor me zbardhjen e ngjarjes e pati shumë të vështirë për të faktuar shkencërisht se e dashura ishte grabitësja e eurove. Duke qenë se ajo banonte në shtëpinë ku ngjau vjedhja, gjurmët e saj ishin të shumta. Sakaq, në rrugë operative, ajo dhe askush tjetër ishte fajtorja. Në më pak se 3 ditë, blutë morën në pyetje intensivisht çiftin, të afërmit dhe fqinjët. Mjaftoi një batutë e lëshuar shkarazi e Elona Xhecukës, që enigma të zbardhej. Ajo kishte grabitur të dashurin. E reja u arrestua menjëherë nga policia. Materialet në ngarkim të saj iu kaluan organit të akuzës.