Dy vëllezër tentojnë vrasjen e një roje private
Tentohet vrasja e rojës private
të disa zyrave në mes
të Tiranës. Ai është keqtrajtuar
nga dy vëllezër dhe më pas
është qëlluar me armë, ndërkohë
që policia ka shpallur në kërkim
autorët. Burimet zyrtare nga
Drejtoria e Policisë së Tiranës
bënë të ditur se seksioni kundër
krimeve ndaj jetës dhe shëndetit,
rreth orës 15.00, te zyrat e një filiali,
tek ish-Blloku, ka pasur disa
të shtëna me armë. Menjëherë
policia shkoi në vendngjarje, ku
rezultoi se vëllezërit Bujar Çelaj,
25 vjeç, lindur në Laç dhe banues
në Tiranë dhe vëllai i tij, Kreshnik
Çelaj, 32 vjeç kanë qëlluar dy
herë me pistoletë drejt Bilbil
Aliajt, 33 vjeç, lindur në Mallakastër
dhe banues në Tiranë,
me detyrë roje objekti. Policia
detajoi se ngjarja ka ndodhur për
probleme të parkimit të një makine,
ku e kanë goditur Aliajn me
sende të forta në trup dhe janë
larguar nga vendi i ngjarjes. Në
vendngjarje janë gjetur në cilësinë
e provës materiale dy gëzhoja
pistolete, si dhe automjeti tip
"Mercedes Benz", ngjyrë jeshile,
me targë 330 AFJ 35, që dyshohet
se është e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Materialet do t‘i kalojnë
prokurorisë, për veprën penale
të "vrasjes", mbetur në tentativë,
e kryer në bashkëpunim dhe
"armëmbajtje pa leje".
të disa zyrave në mes
të Tiranës. Ai është keqtrajtuar
nga dy vëllezër dhe më pas
është qëlluar me armë, ndërkohë
që policia ka shpallur në kërkim
autorët. Burimet zyrtare nga
Drejtoria e Policisë së Tiranës
bënë të ditur se seksioni kundër
krimeve ndaj jetës dhe shëndetit,
rreth orës 15.00, te zyrat e një filiali,
tek ish-Blloku, ka pasur disa
të shtëna me armë. Menjëherë
policia shkoi në vendngjarje, ku
rezultoi se vëllezërit Bujar Çelaj,
25 vjeç, lindur në Laç dhe banues
në Tiranë dhe vëllai i tij, Kreshnik
Çelaj, 32 vjeç kanë qëlluar dy
herë me pistoletë drejt Bilbil
Aliajt, 33 vjeç, lindur në Mallakastër
dhe banues në Tiranë,
me detyrë roje objekti. Policia
detajoi se ngjarja ka ndodhur për
probleme të parkimit të një makine,
ku e kanë goditur Aliajn me
sende të forta në trup dhe janë
larguar nga vendi i ngjarjes. Në
vendngjarje janë gjetur në cilësinë
e provës materiale dy gëzhoja
pistolete, si dhe automjeti tip
"Mercedes Benz", ngjyrë jeshile,
me targë 330 AFJ 35, që dyshohet
se është e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Materialet do t‘i kalojnë
prokurorisë, për veprën penale
të "vrasjes", mbetur në tentativë,
e kryer në bashkëpunim dhe
"armëmbajtje pa leje".