E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oficeres së policisë i humb pistoleta

Një oficere policie ka denoncuar
te kolegët e saj
se i ka humbur pistoleta
në shtëpi në kushte të pashpjegueshme.
Burimet policore të
kryeqytetit bënë të ditur se ngjarja
është regjistruar në Komisariatin
Nr. 3, ku ka bërë kallëzimin
Gentiana K., 29 vjeçe. Burimet zyrtare
nga policia e kryeqytetit bënë
të ditur se në orën 09.00 të
mëngjesit të së mërkurës ka bërë
kallëzim Gentiana K., 29 vjeçe, lindur
dhe banuese në rrugën "Jordan
Misja", punonjëse policie në
Drejtorinë e Policisë së Tiranës, se
me datë 24 të këtij muaji, në
banesën e saj, ka konstatuar se në
rrethana të paqarta i ka humbur
arma personale tip "TT", e markës
kineze. Policia tha se u kryen veprimet
procedurale, ndërsa materialet
do t‘i kalojnë prokurorisë për
veprime të mëtejshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›