E Diel, 1 Nëntor 2026

I riu masakron me thikë të dashurën 15-vjeçare në banesën e saj

VLORË – Një 15-vjeçare është masakruar me thikë në ambientet e banesës së saj në Vlorë. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme kur një djalë 21-vjeçar nga Durrësi i cili dyshohet se ishte i dashur i të miturës ka hyrë në banesën e kësaj të fundit dhe e ka qëlluar disa herë me thikë në pjesën e barkut dhe fytit. Mësohet se vajza ndodhej e vetme në shtëpi ndërsa jetonte me babanë pasi prindërit e saj ishin divorcuar. Fqinjët kanë dëgjuar britmat e 15-vjeçares dhe kanë hyrë menjëherë në banesë dhe kanë ndaluar 21-vjeçari ta qëllonte akoma të miturën. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarjes për të sqaruar rrethanat dhe
është vënë në ndjekje të autorit 21-vjeçar ndërsa 15-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Krishtlindjet, përgjaken rrugët e vendit, 7 të plagosur

Aksidente të shumta kanë shoqëruar prag Krishtlindjen. Rasti më i rëndë është shënuar në Lezhë ku janë regjistruar katër të plagosur në një aksidenti rrugor në të cilin u përfshinë pesë automjete. Aksidenti që për pak rrezikoi të shkaktonte një tragjedi ndodhi pasditen e djeshme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur Kthesa e Blinishtit. Pesë automjete janë përplasur duke shkaktuar plagosjen e katër personave të cilët u transportuan në spitalin e Lezhës dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti. Dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë parakalimi i gabuar i një prej makinave që ka sjellë më pas përplasjen e automjeteve të tjera.
Vetëm pak orë përpara aksidentit në Lezhë, është shënuar një tjetër aksident në Durrës. Sipas policisë, një shofer në gjendje të dehur dhe pa patentë, ka aksidentuar një këmbësor, i cili kalonte rrugën në ato momente. Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Durrësit të cilat pohojnë se kanë arrestuar në flagrancë edhe shoferin e dehur Shpëtim Balla, 32-vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Durrësit. Ndërkaq, këmbësori i dëmtuar mësohet të jetë 41-vjeçari me inicialet M.B., banues në Durrës, i cili tani ndodhet nën trajtim mjekësor në spitalin e Durrësit.
Ndërkohë që dy net më parë në qytetin e Gramshit është regjistruar një tjetër aksident. Policia e këtij qyteti bënë të ditur se në aksin rrugor Gramsh-Elbasan, në fshatin Pishaj, automjeti tip Opel, me targë TR1382H, i drejtuar nga Fatos Barjami, ka dalë nga rruga, ku si pasojë është aksidentuar fëmija i tij, M. B, 4 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, ndërsa shtetasi B.D, vjeç 36, lindur e banues në fshatin Ceruje-Gramsh, ndodhet në Spitalin e Gramshit nën kujdesin e mjekëve ku është jashtë rrezikut për jetën.

Dy policë bien pre e dhunës, ndalohen autorët

Dy punonjës policie kanë rënë pre e dhunës dhe e kërcënimeve gjatë ushtrimit të detyrës, por autorët e ngjarjeve janë ndaluar. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se rastet ndodhen në Korçë dhe Pogradec. Dy ditë më parë nisën veprimet procedurale hetimore për veprat penale të “Fyerjes për shkak të detyrës, mos bindjes së urdhrit të punonjësit të Policisës, dhe prishje të rendit e qetësisë publike” në ngarkim të shtetasit A. Lame, 20 vjeç, lindur dhe banues në lagjen Nr. 4 në Korçë. Të njëjtën ditë, Lamçe, duke drejtuar mjetin e tij tip Benz, me targë KO 2645 B, nuk i është bindur urdhrit të policit të qarkullimit, teksa ecte me shpejtësi me mjetin e tij. Madje, ai e ka ofenduar rëndë efektivin e policisë. Po ashtu, ditën e martë nisën hetimet edhe për J. Topallin, 33 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Buçimas të rrethit të Pogradecit. Edhe ai akuzohet për të njëjtën vepër penale. Topalli ka refuzuar që të paraqesë dokumentet e mjetit, të kërkuara nga polici i qarkullimit.

25 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›