Largimi i krizës rrezikon rritje çmimesh në Shqipëri
Shenjat pozitive të kapërcimit të krizës në tregjet botërore, duket se do të rikthejnë në vendin tonë valën e çmimeve të larta të naftës dhe lëndëve të para. Lajmet optimiste për zhvillimin e ekonomisë botërore në tërësi, kanë nxitur rritjen e çmimeve të naftës e të lëndëve të para. Gjatë këtij viti, tregu vendas përjetoi ulje të ndjeshme të çmimeve të bukës, naftës, vajit dhe shumë artikujve të tjerë të konsumit masiv nga importi. Ulja e çmimeve erdhi si pasojë e efekteve të krizës globale, ku kërkesa e ulët blerëse, uli çmimet e mallrave në tregjet e jashtme. Kjo situatë u reflektua edhe në tregun vendas, duke ndikuar pozitivisht në nivelin e përgjithshëm të çmimeve. Por duket se periudha e "artë" e çmimeve të ulëta është drejt fundit. Ringjallja e kërkesës konsumatore në Evrope dhe më gjerë, po jep ndikim edhe në rritjen e çmimeve të lëndëve të para, situatë që pritet të reflektohet edhe në vendin tonë vitin që vjen.
Leku zbuti luhatjet e çmimeve, fqinjët vuajtën më shumë
Leku shqiptar ka qenë faktori që zbuti luhatjet e forta të çmimeve gjatë dy viteve të fundit, luhatje nga të cilat vuajtën konsumatorët e Kosovës dhe Malit të Zi, apo Maqedonisë, Bullgarisë e Bosnjës, që kanë monedha të lidhura me kurse fikse me euron. "Pranimi i njëanshëm i euros në ekonomi të pastabilizuara si Kosova dhe Mali i Zi i bëri këto vende më të prekshme nga luhatja e çmimeve në tregun ndërkombëtar", - tha Fullani. Gjatë dy viteve të fundit, vendet e rajonit të Ballkanit pësuan luhatje në indekset e çmimeve të konsumit nga minus 4, në plus 14 për qind. Çmimet u rritën tej mase në vitin 2008, si pasojë e rritjes së kostos së naftës dhe ushqimeve, ndërsa ranë në vitin 2009 pas fillimit të krizës. Shqipëria, së paku sipas shifrave zyrtare, pati një inflacion maksimal prej 4.6 për qind në vitin 2008 dhe inflacion 2-3 për qind këtë vit. Sipas Fullanit, fakti që Shqipëria ka një politikë monetare të vetën, e bën të mundur zbutjen e luhatjeve të forta të çmimeve.
Kursi i këmbimit
Banka e Shqipërisë
Më poshtë do të gjeni kurset e reja të këmbimit.
PëRDITëSIMI I FUNDIT: 12:42:59, 24.12.2009
Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari Amerikan USD 95.30 -0.80
EURO EUR 137.12 +0.17
Poundi Britanik GBP 152.59 -0.69
Franga Zviceriane CHF 92.10 +0.39
Jeni Japonez (100) JPY 104.51 -0.16
Dollari Australian AUD 84.35 +0.34
Dollari Kanadez CAD 90.99 -0.10
Korona Suedeze SEK 13.21 +0.10
Korona Norvegjeze NOK 16.49 +0.15
Korona Daneze DKK 18.45 +0.05
SDR SDR 148.73 -1.52
Ari(OZ 1) XAU 105177.09 +1,384.21
Argjend(OZ 1) XAG 1648.60 +23.62
Interesat bankare
Banka e Shqipërisë
Më poshtë do të gjeni interesat e reja të ofruara nga banka.
Përditësimi i fundit: 23.12.2009
Interesat në tregun ndërbankar të parasë
TRIBID 'Interesi i kërkuar për pranimin e depozitave'
o/n njëditor 3.49%
12M 12-mujor 7.76%
6M 6-mujor 6.65%
3M 3-mujor 5.73%
1M 1-mujor 5.19%
1Ë njëjavor 5.05%
TRIBOR 'Interesi i ofruar për vendosjen e depozitave'
1M 1-mujor 6.75%
1Ë njëjavor 6.24%
o/n njëditor 5.83%
12M 12-mujor 9.55%
6M 6-mujor 8.26%
3M 3-mujor 7.30%
25 Dhjetor 2009