E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vodafone Albania” ofron thirrje ndërkombëtare me tarifa lokale

Të gjithë ata klientë me parapagesë “Vodafone Card” dhe “Vodafone Club” të cilët mendonin se dhuratat kishin përfunduar edhe për këtë vit, duhet të hedhin edhe një herë vështrimin drejt pemës së Vitit te Ri. Për të gjithë ju, “Vodafone Albania” ka përgatitur një tjetër ofertë po aq speciale dhe të veçantë sa të gjithë ofertat e tjera të panumërta të prezantuara gjatë këtij viti. Duke filluar nga data 23 dhjetor e këtij viti deri në datën 23 janar 2010, pra për plot një muaj përdoruesit “Vodafone Card” dhe “Vodafone Club” do të përfitojnë ulje spektakolare të tarifave për thirrjet drejt “Vodafone Itali”, “Vodafone Greqi”, “Vodafone Gjermani”, “Vodafone Mbretëri e Bashkuar” dhe drejt të gjithë operatorëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu, përpos uljeve të ndjeshme të bëra gjatë këtij viti për thirrjet ndërkombëtare, këtë muaj, për të gjithë anëtarët “Vodafone Club” thirrjet drejt destinacioneve të mësipërme bëhen 45 lekë/minuti (pa TVSH-ë) ndërsa për përdoruesit “Vodafone Card” ato bëhen 25 lekë/minuti (pa TVSH-ë). Dhe ashtu si çdo dhuratë tjetër që ju pret poshtë pemës edhe këtë mund ta “hapni” shumë lehtë. Mjafton vetëm një telefonatë falas në numrin 146 dhe tarifat e reja te ofertës do të aktivizohen menjëherë. “Vodafone Albania” do të jetë pranë jush në këto festa duke ndarë me ju emocionet e takimeve, përshëndetjeve dhe urimeve të përzemërta që ju do i bëni njëri-tjetrit.

25 Dhjetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›