E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy vjedhje, njëra ende pa autor

Dy vjedhje janë regjistruar në fshatrat
e rrethinave të Elbasanit, ku në
njërën prej tyre nuk është identifikuar
autori. Sipas burimeve zyrtare të policisë
lokale mësohet se gjatë mbrëmjes së të
premtes, në fshatin Shirgjan, rreth 7 kilometra
nga qyteti i Elbasanit, është vjedhur një
pikë shumice në pronësi të shtetasit Ardian
Lleshi. Pas veprimeve të para grupi hetimor
konstatoi se persona ende të paidentifikuar
kanë hapur me mjete të forta derën anësore
prej hekuri të dyqanit, nga ku kanë marrë 3
milionë lekë, të cilat ishin në një sirtar te banaku.
Ata kanë marrë edhe 3 koli paketash të
llojeve të ndryshme, 1 televizor dhe 1 kompjuter
"lap-top". Policia po punon për identifikim
dhe kapjen e autorëve të ngjarjes, që
mendohet të jenë më shumë se dy. Ndërkaq,
rreth orës 23.00 të së premtes, nga Seksioni
Kundër Krimeve ndaj Pronës u bë arrestimi
në flagrancë i 21-vjeçarit, Aleksandër Pisha,
banues në fshatin Bradashesh, i dënuar më
parë për veprën penale të vjedhjes. Sipas
burimit zyrtar, arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas
ka vjedhur një prozhektor me një vlerë
prej 40000 lekësh në fshatin Bradashesh në
një dyqan mobilierie në pronësi të 50-
vjeçarit Bexhet Kapllani, banues në Elbasan
dhe më pas e ka fshehur në një kazan plehrash
në afërsi të dyqanit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›