Tentojnë të grabisin argjendarinë, plagosin rojën
Tentojnë të grabisin dyqanin e bizhuterive,
përleshen me rojën private
dhe largohen pa mundur të
përmbushin qëllimin e tyre. Një 49-
vjeçar nga Fushë-Kruja, i cili punonte si
roje privat, ka përfunduar me plagë të
rënda në spital gjatë përpjekjes për të
penguar vjedhjen e dyqanit që kishte
për detyrë të ruante. Ngjarja ka ndodhur
rreth orës 2:45 të së shtunës, në dyqanin
"Bizhuteri" që është në pronësi të shtetasit
Ferdinant Musteqja. Persona të
paidentifikuar nga policia lokale kanë
tentuar të vjedhin dyqanin e bizhuterive,
por kanë hasur në rezistencën e
rojës, i cili ka mbetur i plagosur. Burimet
bëjnë të ditur se 49-vjeçari Gëzim Koçiu
me banim në këtë qytet i ka pikasur në
kohë hajdutët që tentonin të hynin
brenda dyqanit dhe është përleshur me
ta, duke i penguar të marrin "prenë" e
tyre. Në pamundësi për të realizuar
vjedhjen, hajdutët e kanë goditur burrin
me mjete të forta në kokë, duke e lënë
të përgjakur dhe janë larguar me shpejtësi
nga vendngjarja. I dëmtuari është
dërguar menjëherë për në Spitalin Ushtarak
të Tiranës, ku është vënë nën
kujdesin intensiv të bluzave të bardha.
Mësohet se gjendja e tij shëndetësore
është e rëndë dhe ai vazhdon të ndodhet
nën trajtim mjekësor. Policia lokale
po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe
gjetjen e autorëve të grabitjes të mbetur
në tentativë. Ekspertët e grupit hetimor
nuk kanë konkluduar dhe gjetur
autorësinë e personave që plagosën 49-
vjeçarin Koçiu. Pritet përmirësimi i
gjendjes shëndetësore të të plagosurit,
i cili mund të japë versionin e tij të ngjarjes.
Dëshmia e tij do të japë më
shumë detaje, që do të ndihmojnë në
krijimin e identikitit të autorëve.