Pa shqiptarë të integruar, nuk ka Maqedoni të integruar
Lideri i shqiptarëve të Maqedonisë,
Ali Ahmeti, njëherësh
dhe kryetar i BDI-së, i cili për
dy ditë rresht qëndroi në
Bruksel, përpara se të kthehej në Shkup,
deklaroi për gazetën "Shqip" se
"përkundër mosmarrëveshjeve mes
Presidentit të Kosovës, zotit Sejdiu,
dhe atij sllavomaqedonas, Ivanov,
partia jonë do të mbetet pjesë e koalicionit
qeveritar. Një tërheqje eventuale
nga qeveria e Shkupit nuk do t‘i
zbuste këto relacione. Me anëtarësimin
e Shqipërisë në NATO, padyshim
ne në Maqedoni ndihemi të
fortë dhe të sigurt, me shpresë që një
ditë, edhe Maqedonia edhe Kosova do
të gjenden në vendin e merituar,
anëtare të NATO-s".
Gjatë qëndrimit dyditor në qendrën
e Bashkimit Evropian, Ahmeti
pati një aktivitet të dendur politik dhe
diplomatik me përfaqësues të lartë të
BE-së, duke veçuar këtu takime me
përfaqësuesin e lartë të Bashkimit
Evropian për Politikë të Jashtme dhe
Çështje të Sigurisë, Havier Solana, si
dhe komisionerin për Zgjerim, Oli
Rehn. Në qendër të vëmendjes së këtyre
bisedimeve ishin zhvillimet në
Maqedoni dhe rajon, si dhe integrimi
i vendit në NATO e BE.
Zoti Ahmeti, për dy ditë
keni qëndruar zyrtarisht në
qendrën e BE-së në Bruksel.
Mund të na thoni sa jeni të
kënaqur nga kjo vizitë dhe
takimet me shefin e diplomacisë
së Bashkimit Evropian,
zotin Havier Solana, si dhe
personalitete të tjera?
Kjo vizitë e fundit në Bruksel
është në vazhdën e vizitave dhe
takimeve që unë mbaj me autoritete
e Brukselit, në fakt miq të
mi tradicionalë që nga viti 2001 dhe
këto kontakte dhe biseda janë në
favor të vendit dhe perspektivës së
popullit tonë për të vazhduar edhe
më tutje. Këto kontakte dhe bisedime
i përtërimë së fundmi edhe nga
takimi me mikun tim, Havier Solana,
me të cilin biseduam tema mjaft
të rëndësishme dhe me interes të
vendit tonë e mbarë rajonit. Temë
bosht me shefin e diplomacisë evropiane
ishte në veçanti implementimi
i Marrëveshjes së Ohrit,
domethënë përmasat e implementimit
të marrëveshjes në fjalë. Në
këtë kontekst vura në dijeni zotin
Solana, se shumë gjëra kanë lëvizur
në drejtim të duhur, por akoma ka
ngecje për të folur për një progres
të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Unë e njoftova zotin Solana se
ngecje ka sidomos rreth implementimit
dhe funksionimit të disa
ligjeve me rëndësi, të cilat vetëm
janë paraqitur në Parlament, por
ende nuk zbatohen në jetën praktike.
Për shembull, përdorimi i gjuhës
shqipe, që ka vonesa në këtë
drejtim, pastaj përfaqësimi i drejtë i
shqiptarëve në administratën publike
dhe institucionet qeverisëse.
Unë u kujtova diplomatëve të BEsë
dhe tash u kujtoj sërish qeveritarëve
maqedonas, se Maqedonia
është shtet edhe i shqiptarëve, dhe
ne jemi të angazhuar për një stabilitet,
për të ecur përpara drejt Bashkimit
Evropian me një Maqedoni
multietnike. Nga zoti Rehn m‘u përcoll
një mesazh mjaft pozitiv, se po
punohet që deri në fund të këtij viti
të hiqet regjimi i vizave për qytetarët
e Maqedonisë. Ne si pjesë e koalicionit
qeverisës presim që qeveria
e Kryeministrit Nikolla Gruevski të
vërë në jetë ligjet e miratuara nga
Parlamenti dhe që kanë të bëjnë me
zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes
së Ohrit.
Kur është fjala për FYROM
dhe relacionet e kësaj ish-republike
jugosllave me institucionet
ndërkombëtare,
duket sikur ka ngecur integrimi
i saj në instancat ndërkombëtare,
nëse kemi parasysh
se vendet fqinje të saj kanë
përparuar mirë drejt NATO-s
dhe BE-së. Diskriminimi i shqiptarëve
në Maqedoni,
pastaj problemet e Shkupit
zyrtar me Greqinë, a mund të
jenë shkaqe të cilat po e
izolojnë këtë vend nga komuniteti
ndërkombëtar?
Pa tejkalimin e mosmarrëveshjeve
me Greqinë, Maqedonia
do ta ketë të vështirë të integrohet
në strukturat euroatlantike.
Pa tejkalimin e mosmarrëveshjeve
me Greqinë dhe të ndonjë problemi
tjetër, siç është vazhdimi i diskriminimit
të shqiptarëve në FYROM,
sigurisht që kjo ish-republikë
jugosllave do të ketë vështirësi të
integrohet në instancat ndërkombëtare,
në rend të parë në
anëtarësimin e plotë në BE, e mbi
të gjitha, për anëtarësim në NATO.
Prishtina zyrtare dhe spektri
politik shqiptar në Kosovë
kanë përshëndetur qëndrimet
e presidencës së Kosovës
për anulimin e vizitës
së z.Sejdiu në Shkup, ndërsa
partnerët e koalicionit
qeverisës, VMRO-DPMNE
dhe BDI, kanë shprehur
keqardhje për anulimin e
kësaj vizite. Ju zoti Ahmeti,
si lider i shqiptarëve të
Maqedonisë, si i shpjegoni
sjelljet arrogante të Presidentit
Ivanov, kur kemi parasysh
pritjet dinjitoze që i
kanë bërë Presidentit të Kosovës
në vende të tjera,
shumë më demokratike dhe
më të avancuara ekonomikisht
se sa kjo ish-republikë
jugosllave?
Unë shpreh keqardhje për zhvillimet
e fundit në Maqedoni, respektivisht
mes Presidentit Sejdiu dhe
Ivanov. Dua të besoj te vullneti i mirë
dhe dominimi te të dy presidentët
të këtij vullneti që çështjet e vogla të
kapërcehen dhe të kenë një qasje
shumë më serioze në drejtim të
avancimit të raporteve mes të dy institucioneve
presidencialë në
Maqedoni dhe Kosovë. Tërheqja
nga koalicioni nuk i leverdis as Prishtinës
zyrtare. As Presidenti Sejdiu
dhe as institucionet e Kosovës nuk
do të ishin të interesuara që BDI-ja
të braktisë qeverinë, sepse kjo gjë
nuk do të ishte në frymën e bashkëpunimit
dhe stabilitetit të dy
vendeve. Mendoj që as zoti Sejdiu,
as institucionet e Kosovës, por as
ndonjë institucion tjetër nuk mund
të pajtohej që BDI ta braktisë koalicionin
qeverisës në Maqedoni,
sepse nuk do të ishte në leverdi as
të Kosovës e as të Maqedonisë. BDI
do të angazhohet në avancimin e
klimës së mirë të raporteve ndërfqinjësore.
Sidoqoftë, mendoj se së
shpejti Kosova dhe Maqedonia do
të vendosin marrëdhënie diplomatike.
Unë do të kisha këshilluar
miqtë dhe "armiqtë" e Prishtinës
dhe Shkupit që të mos hedhin benzinë
në këtë zjarr të vogël, do të
shprehesha kështu, por të vazhdojmë
bashkëpunimin si deri më
tani, si dy vende fqinje dhe të mos
shfrytëzohet ky rast nga qarqe të
ndryshme për interesa partiake
apo të tjera për acarimin e marrëdhënieve
mes Kosovës dhe
Maqedonisë, kur dihet se këto
raporte deri më tani kanë qenë
shembull bashkëpunimi, marrëdhënie
më shumë se miqësore
dhe fqinjësore.
Në Bruksel, me diplomatët
e BE-së keni folur
edhe për diskriminimin e
popullatës, që fatkeqësisht
ende po vazhdon në Maqedoni.
Kemi parasysh këtu një
raport të një organizate
ndërkombëtare, ku thuhet se
Maqedonia zë vendin e parë
të papunësisë jo vetëm në
Ballkan, por edhe në Evropë,
papunësi kjo që ka goditur
sidomos shqiptarët e Maqedonisë.
Si e shpjegoni këtë
zoti Ahmeti?
Fillimisht do të thosha që papunësia
është një shqetësim i madh
për Maqedoninë dhe mbarë rajonin,
si dhe për vetë popullatën e
vendit tonë. Siç e thatë edhe ju,
papunësia ka goditur në vendin
tonë, sidomos shqiptarët. Siç dihet,
shqiptarët dhe të tjerët deri në
vitet ‘90 kanë mundur të lëvizin në
vendet perëndimore, por tash
këto lëvizje janë vështirësuar. Siç
jemi dëshmitarë gjatë kohës së
Jugosllavisë, kur Maqedonia ishte
pjesë e kësaj federate, diskriminimi
i shqiptarëve bëhej në sy të
botës, sidomos në sferën e punësimit
dhe ky diskriminim ishte evident
edhe pas vitit 1990, duke
vazhduar deri në vitin 2001. Por, ky
diskriminim ndaj shqiptarëve në
Maqedoni ndali hovin pasi në pajtim
me SHBA-të, BE-në dhe faktorin
ndërkombëtar, ne lamë
pushkët, duke i lënë përparësi dialogut
për avancimin e proceseve
demokratike në vendin tonë. Dhe
lirisht mund të themi se sot është
shënuar progres në avancimin e të
drejtave të shqiptarëve, duke filluar
nga punësimi deri te përfaqësimi
ynë në administratën publike
dhe institucionet qeverisëse të shtetit
tonë. Megjithëse me ketë progres
ende nuk jemi të kënaqur,
meqë kanë mbetur edhe shumë
gjëra për t‘u realizuar. Unë do të
përkujtoja se nga vitit 2001 e këtej,
vetëm në policinë e Maqedonisë,
që kishte vetëm 170 policë, sot
numërohen rreth 2000 të tillë. Apo
nga 64 oficerë e nënoficerë që
kishte në Armatën e Maqedonisë,
sot kemi 1450 syresh, apo në administratën
shtetërore gjenden
sot mbi 4000 shqiptarë.
Zoti Ahmeti, ndërsa vendi
juaj po merret ende me
probleme të mëdha të të
drejtave të njeriut, vendet
fqinje po ecin mirë drejt integrimit
në instancat
ndërkombëtare. Për shembull,
Shqipëria tashmë është
bërë anëtare e NATO-s dhe
po ecën mirë drejt Brukselit.
Ju si i komentoni këto progrese
në vendin tuaj fqinj, në
Shqipëri?
Padyshim, çdo progres në vendin
fqinj, sidomos në Shqipëri e
Kosovë, ne na gëzon, aq më tepër
kur ne jemi popuj të një gjaku.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO
na ka gëzuar pa masë dhe kjo është
një vepër kapitale, anëtarësim
që sigurisht do të jetë pozitiv edhe
për Maqedoninë, e cila pret të ndihmohet
në proceset e integrimit
në instancat euroatlantike. Padyshim
me një fqinj të fortë si Shqipëria
edhe ne në Maqedoni ndihemi
të fortë dhe të sigurt, me
shpresë që një ditë edhe Maqedonia
dhe Kosova do të gjenden
në vendin e merituar, anëtare të
NATO-s.
Zoti Ahmeti, atentati ndaj
deputetit shqiptar në Preshevë,
ing. Isuf Azizi, ka
shqetësuar opinionin e gjerë
shqiptar. Ka pasur reagime
të shumta jo vetëm nga rajoni
i Preshevës, por edhe
nga Kosova, Shqipëria e
mbarë diaspora shqiptare.
Në Maqedoni, si është pritur
ky rast kriminal ndaj të
ndjerit Azizi?
Kur vritet një shqiptar në Serbi
është dhembje dhe shqetësim i
madh për ne si politikanë dhe shoqëri,
meqenëse vrasjet e tilla në
Serbi nuk janë të çuditshme. Unë
fillimisht shpreh keqardhje për
vrasjen e deputetit shqiptar nga
Presheva dhe kjo vrasje është mesazh
i hidhur për shqiptarët e kësaj
krahine të populluar kryesisht me
shqiptarë. Unë i shpreh ngushëllimet
e mia të sinqerta familjes Azizi,
PVD-së dhe Kuvendit Komunal të
Preshevës dhe shpresoj se do të
zbulohen autorët e këtij krimi dhe
do të marrin dënimin e merituar
Ali Ahmeti, njëherësh
dhe kryetar i BDI-së, i cili për
dy ditë rresht qëndroi në
Bruksel, përpara se të kthehej në Shkup,
deklaroi për gazetën "Shqip" se
"përkundër mosmarrëveshjeve mes
Presidentit të Kosovës, zotit Sejdiu,
dhe atij sllavomaqedonas, Ivanov,
partia jonë do të mbetet pjesë e koalicionit
qeveritar. Një tërheqje eventuale
nga qeveria e Shkupit nuk do t‘i
zbuste këto relacione. Me anëtarësimin
e Shqipërisë në NATO, padyshim
ne në Maqedoni ndihemi të
fortë dhe të sigurt, me shpresë që një
ditë, edhe Maqedonia edhe Kosova do
të gjenden në vendin e merituar,
anëtare të NATO-s".
Gjatë qëndrimit dyditor në qendrën
e Bashkimit Evropian, Ahmeti
pati një aktivitet të dendur politik dhe
diplomatik me përfaqësues të lartë të
BE-së, duke veçuar këtu takime me
përfaqësuesin e lartë të Bashkimit
Evropian për Politikë të Jashtme dhe
Çështje të Sigurisë, Havier Solana, si
dhe komisionerin për Zgjerim, Oli
Rehn. Në qendër të vëmendjes së këtyre
bisedimeve ishin zhvillimet në
Maqedoni dhe rajon, si dhe integrimi
i vendit në NATO e BE.
Zoti Ahmeti, për dy ditë
keni qëndruar zyrtarisht në
qendrën e BE-së në Bruksel.
Mund të na thoni sa jeni të
kënaqur nga kjo vizitë dhe
takimet me shefin e diplomacisë
së Bashkimit Evropian,
zotin Havier Solana, si dhe
personalitete të tjera?
Kjo vizitë e fundit në Bruksel
është në vazhdën e vizitave dhe
takimeve që unë mbaj me autoritete
e Brukselit, në fakt miq të
mi tradicionalë që nga viti 2001 dhe
këto kontakte dhe biseda janë në
favor të vendit dhe perspektivës së
popullit tonë për të vazhduar edhe
më tutje. Këto kontakte dhe bisedime
i përtërimë së fundmi edhe nga
takimi me mikun tim, Havier Solana,
me të cilin biseduam tema mjaft
të rëndësishme dhe me interes të
vendit tonë e mbarë rajonit. Temë
bosht me shefin e diplomacisë evropiane
ishte në veçanti implementimi
i Marrëveshjes së Ohrit,
domethënë përmasat e implementimit
të marrëveshjes në fjalë. Në
këtë kontekst vura në dijeni zotin
Solana, se shumë gjëra kanë lëvizur
në drejtim të duhur, por akoma ka
ngecje për të folur për një progres
të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.
Unë e njoftova zotin Solana se
ngecje ka sidomos rreth implementimit
dhe funksionimit të disa
ligjeve me rëndësi, të cilat vetëm
janë paraqitur në Parlament, por
ende nuk zbatohen në jetën praktike.
Për shembull, përdorimi i gjuhës
shqipe, që ka vonesa në këtë
drejtim, pastaj përfaqësimi i drejtë i
shqiptarëve në administratën publike
dhe institucionet qeverisëse.
Unë u kujtova diplomatëve të BEsë
dhe tash u kujtoj sërish qeveritarëve
maqedonas, se Maqedonia
është shtet edhe i shqiptarëve, dhe
ne jemi të angazhuar për një stabilitet,
për të ecur përpara drejt Bashkimit
Evropian me një Maqedoni
multietnike. Nga zoti Rehn m‘u përcoll
një mesazh mjaft pozitiv, se po
punohet që deri në fund të këtij viti
të hiqet regjimi i vizave për qytetarët
e Maqedonisë. Ne si pjesë e koalicionit
qeverisës presim që qeveria
e Kryeministrit Nikolla Gruevski të
vërë në jetë ligjet e miratuara nga
Parlamenti dhe që kanë të bëjnë me
zbatimin e përpiktë të Marrëveshjes
së Ohrit.
Kur është fjala për FYROM
dhe relacionet e kësaj ish-republike
jugosllave me institucionet
ndërkombëtare,
duket sikur ka ngecur integrimi
i saj në instancat ndërkombëtare,
nëse kemi parasysh
se vendet fqinje të saj kanë
përparuar mirë drejt NATO-s
dhe BE-së. Diskriminimi i shqiptarëve
në Maqedoni,
pastaj problemet e Shkupit
zyrtar me Greqinë, a mund të
jenë shkaqe të cilat po e
izolojnë këtë vend nga komuniteti
ndërkombëtar?
Pa tejkalimin e mosmarrëveshjeve
me Greqinë, Maqedonia
do ta ketë të vështirë të integrohet
në strukturat euroatlantike.
Pa tejkalimin e mosmarrëveshjeve
me Greqinë dhe të ndonjë problemi
tjetër, siç është vazhdimi i diskriminimit
të shqiptarëve në FYROM,
sigurisht që kjo ish-republikë
jugosllave do të ketë vështirësi të
integrohet në instancat ndërkombëtare,
në rend të parë në
anëtarësimin e plotë në BE, e mbi
të gjitha, për anëtarësim në NATO.
Prishtina zyrtare dhe spektri
politik shqiptar në Kosovë
kanë përshëndetur qëndrimet
e presidencës së Kosovës
për anulimin e vizitës
së z.Sejdiu në Shkup, ndërsa
partnerët e koalicionit
qeverisës, VMRO-DPMNE
dhe BDI, kanë shprehur
keqardhje për anulimin e
kësaj vizite. Ju zoti Ahmeti,
si lider i shqiptarëve të
Maqedonisë, si i shpjegoni
sjelljet arrogante të Presidentit
Ivanov, kur kemi parasysh
pritjet dinjitoze që i
kanë bërë Presidentit të Kosovës
në vende të tjera,
shumë më demokratike dhe
më të avancuara ekonomikisht
se sa kjo ish-republikë
jugosllave?
Unë shpreh keqardhje për zhvillimet
e fundit në Maqedoni, respektivisht
mes Presidentit Sejdiu dhe
Ivanov. Dua të besoj te vullneti i mirë
dhe dominimi te të dy presidentët
të këtij vullneti që çështjet e vogla të
kapërcehen dhe të kenë një qasje
shumë më serioze në drejtim të
avancimit të raporteve mes të dy institucioneve
presidencialë në
Maqedoni dhe Kosovë. Tërheqja
nga koalicioni nuk i leverdis as Prishtinës
zyrtare. As Presidenti Sejdiu
dhe as institucionet e Kosovës nuk
do të ishin të interesuara që BDI-ja
të braktisë qeverinë, sepse kjo gjë
nuk do të ishte në frymën e bashkëpunimit
dhe stabilitetit të dy
vendeve. Mendoj që as zoti Sejdiu,
as institucionet e Kosovës, por as
ndonjë institucion tjetër nuk mund
të pajtohej që BDI ta braktisë koalicionin
qeverisës në Maqedoni,
sepse nuk do të ishte në leverdi as
të Kosovës e as të Maqedonisë. BDI
do të angazhohet në avancimin e
klimës së mirë të raporteve ndërfqinjësore.
Sidoqoftë, mendoj se së
shpejti Kosova dhe Maqedonia do
të vendosin marrëdhënie diplomatike.
Unë do të kisha këshilluar
miqtë dhe "armiqtë" e Prishtinës
dhe Shkupit që të mos hedhin benzinë
në këtë zjarr të vogël, do të
shprehesha kështu, por të vazhdojmë
bashkëpunimin si deri më
tani, si dy vende fqinje dhe të mos
shfrytëzohet ky rast nga qarqe të
ndryshme për interesa partiake
apo të tjera për acarimin e marrëdhënieve
mes Kosovës dhe
Maqedonisë, kur dihet se këto
raporte deri më tani kanë qenë
shembull bashkëpunimi, marrëdhënie
më shumë se miqësore
dhe fqinjësore.
Në Bruksel, me diplomatët
e BE-së keni folur
edhe për diskriminimin e
popullatës, që fatkeqësisht
ende po vazhdon në Maqedoni.
Kemi parasysh këtu një
raport të një organizate
ndërkombëtare, ku thuhet se
Maqedonia zë vendin e parë
të papunësisë jo vetëm në
Ballkan, por edhe në Evropë,
papunësi kjo që ka goditur
sidomos shqiptarët e Maqedonisë.
Si e shpjegoni këtë
zoti Ahmeti?
Fillimisht do të thosha që papunësia
është një shqetësim i madh
për Maqedoninë dhe mbarë rajonin,
si dhe për vetë popullatën e
vendit tonë. Siç e thatë edhe ju,
papunësia ka goditur në vendin
tonë, sidomos shqiptarët. Siç dihet,
shqiptarët dhe të tjerët deri në
vitet ‘90 kanë mundur të lëvizin në
vendet perëndimore, por tash
këto lëvizje janë vështirësuar. Siç
jemi dëshmitarë gjatë kohës së
Jugosllavisë, kur Maqedonia ishte
pjesë e kësaj federate, diskriminimi
i shqiptarëve bëhej në sy të
botës, sidomos në sferën e punësimit
dhe ky diskriminim ishte evident
edhe pas vitit 1990, duke
vazhduar deri në vitin 2001. Por, ky
diskriminim ndaj shqiptarëve në
Maqedoni ndali hovin pasi në pajtim
me SHBA-të, BE-në dhe faktorin
ndërkombëtar, ne lamë
pushkët, duke i lënë përparësi dialogut
për avancimin e proceseve
demokratike në vendin tonë. Dhe
lirisht mund të themi se sot është
shënuar progres në avancimin e të
drejtave të shqiptarëve, duke filluar
nga punësimi deri te përfaqësimi
ynë në administratën publike
dhe institucionet qeverisëse të shtetit
tonë. Megjithëse me ketë progres
ende nuk jemi të kënaqur,
meqë kanë mbetur edhe shumë
gjëra për t‘u realizuar. Unë do të
përkujtoja se nga vitit 2001 e këtej,
vetëm në policinë e Maqedonisë,
që kishte vetëm 170 policë, sot
numërohen rreth 2000 të tillë. Apo
nga 64 oficerë e nënoficerë që
kishte në Armatën e Maqedonisë,
sot kemi 1450 syresh, apo në administratën
shtetërore gjenden
sot mbi 4000 shqiptarë.
Zoti Ahmeti, ndërsa vendi
juaj po merret ende me
probleme të mëdha të të
drejtave të njeriut, vendet
fqinje po ecin mirë drejt integrimit
në instancat
ndërkombëtare. Për shembull,
Shqipëria tashmë është
bërë anëtare e NATO-s dhe
po ecën mirë drejt Brukselit.
Ju si i komentoni këto progrese
në vendin tuaj fqinj, në
Shqipëri?
Padyshim, çdo progres në vendin
fqinj, sidomos në Shqipëri e
Kosovë, ne na gëzon, aq më tepër
kur ne jemi popuj të një gjaku.
Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO
na ka gëzuar pa masë dhe kjo është
një vepër kapitale, anëtarësim
që sigurisht do të jetë pozitiv edhe
për Maqedoninë, e cila pret të ndihmohet
në proceset e integrimit
në instancat euroatlantike. Padyshim
me një fqinj të fortë si Shqipëria
edhe ne në Maqedoni ndihemi
të fortë dhe të sigurt, me
shpresë që një ditë edhe Maqedonia
dhe Kosova do të gjenden
në vendin e merituar, anëtare të
NATO-s.
Zoti Ahmeti, atentati ndaj
deputetit shqiptar në Preshevë,
ing. Isuf Azizi, ka
shqetësuar opinionin e gjerë
shqiptar. Ka pasur reagime
të shumta jo vetëm nga rajoni
i Preshevës, por edhe
nga Kosova, Shqipëria e
mbarë diaspora shqiptare.
Në Maqedoni, si është pritur
ky rast kriminal ndaj të
ndjerit Azizi?
Kur vritet një shqiptar në Serbi
është dhembje dhe shqetësim i
madh për ne si politikanë dhe shoqëri,
meqenëse vrasjet e tilla në
Serbi nuk janë të çuditshme. Unë
fillimisht shpreh keqardhje për
vrasjen e deputetit shqiptar nga
Presheva dhe kjo vrasje është mesazh
i hidhur për shqiptarët e kësaj
krahine të populluar kryesisht me
shqiptarë. Unë i shpreh ngushëllimet
e mia të sinqerta familjes Azizi,
PVD-së dhe Kuvendit Komunal të
Preshevës dhe shpresoj se do të
zbulohen autorët e këtij krimi dhe
do të marrin dënimin e merituar