E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, merret peng dhe përdhunohet një 30-vjeçare

Policia dyshon se një vajzë
ka rënë pre e dhunës
seksuale dhe se është
mbajtur peng për disa
orë. Ajo ka denoncuar tre miqtë e
saj për këtë krim, pasi është
shprehur se ata e kanë marrë me
forcë, e kanë dërguar në një hotel
dhe më pas, njëri prej tyre e
ka përdhunuar. Uniformat blu
kanë bërë arrestimin e dy prej
tyre, ndërsa autori kryesor i dyshuar,
mbetet ende i lirë. Sipas
policisë, ngjarja ka ndodhur dy
ditë më parë në kryeqytet dhe
menjëherë vajza e dhunuar i është
drejtuar atyre për ndihmë.
Nga të dhënat hetimore mësohet
se 30-vjeçarja e identifikuar me
emrin Dhurata L. është paraqitur
në Komisariatin nr. 1, ku ka
deklaruar se kishte rënë pre e
dhunës seksuale. Ajo ka treguar
se kishte dalë me tre persona, të
cilët ishin një shoqe e saj dhe dy
meshkuj. Pasi kanë ngrënë
darkë, ata kanë marrë rrugën
drejt Saukut. Sipas policisë, 30-
vjeçarja ka treguar se ka qenë
rreth orës 04:00 të mëngjesit, kur
ajo kërkoi të shkojë në shtëpi. Por,
ata nuk e kanë lejuar, duke e dërguar
në një hotel në zonën e
Saukut. Aty janë ndarë në dhoma
të veçanta, ku e dëmtuara
është lënë me Armen T. 37 vjeç,
ndërsa shoqja e saj Besmira Sh.,
22 vjeçe dhe Afrim A., 33 vjeç,
kanë shkuar në një dhomë tjetër.
30-vjeçarja nuk ka dashur të
kalojë natën në hotel dhe kur
është gjendur e vetme, ka tentuar
të largohet. Sipas rrëfimit të saj,
ka rënë pre e dhunës nga Armen
T. Ai e ka goditur me grushte dhe
më pas e ka përdhunuar. Pas kryerjes
së aktit kriminal, ai është
larguar, duke e lënë të vetme,
ndërsa ajo ka lajmëruar policinë.
Sipas të dhënave hetimore, vajza,
pasi ka rrëfyer gjithçka, ka nisur
puna për gjetjen e tre bashkëpunëtorëve.
Fillimisht, policia
ka mundur të vendosë në pranga
Besmira Sh. dhe Afrim A.
Megjithatë për shkak të hetimeve,
policia nuk i ka publikuar
të plotë emrat e tyre. Ndërsa Armeni,
i cili mendohet se është
organizatori i këtij krimi të rëndë,
ka mundur t‘i shpëtojë prangosjes.
Policia tha se ka ushtruar
kontroll edhe në banesën e tij,
por nuk është realizuar ende arrestimi.
Nga ana tjetër, dy të arrestuarit
janë marrë në pyetje
nga oficeri i policisë gjyqësore,
por nuk e kanë pranuar akuzën e
ngritur ndaj tyre. Ata kanë
shpjeguar se shoqja e tyre kishte
shkuar me dëshirë dhe nuk
kishte përdorur askush dhunën.
Madje, ata thanë se nuk e dinë
se çfarë kishte ndodhur më vonë
mes 30-vjeçares dhe 37-vjeçarit.
Policia nuk e ka besuar shumë
këtë variant, pavarësisht se ende
nuk ka fakte për mbajtjen e tyre
në qeli. Sipas grupit hetimor, po
punohet për kapjen e autorit
tjetër dhe sqarimin e plotë të rrethanave.
Ndërsa e dhunuara 30-
vjeçare është dërguar për ekspertizë
mjekoligjore, me qëllim dokumentimin
e veprës penale që
mund të rëndojë ndaj tre të akuzuarve.
Sipas policisë, aktualisht
ata dyshohen për kanosje, rrahje,
heqje lirie në mënyrë të
paligjshme, ndërsa Armenit i shtohet
edhe akuza e kryerjes së
marrëdhënieve seksuale me
dhunë. Pak ditë më parë, një
tjetër denoncim u krye nga një adoleshente
se ishte mbajtur dy
ditë peng, ishte dhunuar fizikisht
dhe seksualisht nga një shok i saj
dy vjet më i madh. Edhe për këtë
rast, policia tha se ka shpallur në
kërkim autorin, por deri tani nuk
është realizuar kapja e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›