Ndikimi i Beogradit, pengesa për mosintegrimin e serbëve
Përfaqësues politikë të serbëve të Kosovës thonë se serbët
nuk u besojnë institucioneve kosovare, duke penguar
kështu integrimin e komunitetit serb në shoqëri.
Autoritetet e Prishtinës u bëjnë vazhdimisht thirrje serbëve
të Kosovës, që të përfshihen në institucione dhe të integrohen
në shoqërinë kosovare. Thirrjet e Prishtinës nuk u drejtohen
vetëm serbëve të Kosovës, por edhe Beogradit zyrtar.
Por shumica e serbëve të Kosovës nuk u besojnë institucioneve
vendase dhe tash e dhjetë vjet që nga përfundimi i luftës,
ata funksionojnë vetëm me strukturat e tyre paralele, që financohen
nga qeveria e Beogradit.
Rada Trajkoviç, nënkryetare e këshillit kombëtar të serbëve
për Kosovën Qendrore, thotë se politika e Prishtinës
zyrtare nuk është e sinqertë në raport me serbët e Kosovës,
dhe ky është shkaku pse serbët nuk u besojnë institucioneve
të saj: "Për mua është shumë me rëndësi dhe gjithmonë e
kam thënë se institucionet e nivelit qendror dhe lokal nuk
duhet të funksionojnë si deri më tash, por në bazë të akteve
normative dhe të kenë legalitet të plotë, si dhe transparencë.
Te serbët e Kosovës tashmë është
krijuar përshtypja se nëse i afroheni
një zyrtari të institucioneve të
Kosovës, dhe ai u drejtohet serbëve
me një gjuhë që nuk e kuptojnë,
atëherë mendoj se kjo
bëhet qëllimisht."
Trajkoviç shton se, sipas saj,
shumica e politikanëve kosovarë i
trajtojnë serbët vetëm si pjesë të
një shteti, e jo si qenie njerëzore.
Ndërkohë, qeveria e Kosovës
sheh si pengesë kryesore në integrimin
e komunitetit serb në shoqërinë
kosovare ndikimin që ka
Beogradi zyrtar te serbët e Kosovës,
përmes financimit të strukturave
paralele. Qeveria ka kërkuar disa
herë ndihmë edhe nga mekanizmat
ndërkombëtar që të ndalohet
veprimtaria e strukturave paralele serbe, por pa efekt.
Zyrtarë të qeverisë së Kosovës thonë se qeveria ndan çdo
vit mjete të veçanta për kthimin e serbëve në Kosovë.
Përgjegjëse për kthimin e serbëve në Kosovë është Ministria
e Kthimit, e cila drejtohet nga një serb i Kosovës, Sasha
Rashiq. Ministri Rashiq thotë se ministria që ai drejton ka
një buxhet prej 7.5 milionë euro dhe sipas tij ky fond është
shumë i vogël nëse merren parasysh kërkesat që vijnë nga
komuniteti serb.
Shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Kosovë, Peter Faith,
i cili mbikëqyr zbatimin e planit të Marti Ahtisarit, thotë se
përfshirja e serbëve në institucionet kosovare është rruga e
vetme për serbët që të zgjidhin problemet që ata i mundojnë:
"Mendoj se me pak vullnet nga të dyja palët, problemet do të
zgjidheshin dhe serbët e shqiptarët do të mund të jetonin së
bashku në paqe. Unë dua ta them një fjale të urtë gjermane:
"Problemi që shtyhet vazhdimisht, nuk zgjidhet", prandaj
mendoj se integrimi i serbëve në shoqërinë kosovare dhe përfshirja
e tyre në institucione nuk duhet të shtyhet më. Kërkoj
nga të gjithë njerëzit vullnet të mirë që të kontribuojnë në
afrimin e serbëve dhe shqiptarëve, sepse vetëm kështu Kosova
mund të arrijë standarde evropiane."