Vlefshmëri trevjeçare për kartat evropiane
Karta Blu" do t‘u mundësojë
mbajtësve të saj, që kanë jetuar
për tre vjet në një shtet
të BE-së, të kenë qasje në vendet e tjera
anëtare, pas kësaj periudhe. Kështu,
Karta do të ketë vlefshmëri normale
trevjeçare, e ripërtëritshme edhe për
dy vjet të tjera. Nëse kontrata e një
punëtori ka kohëzgjatje më të vogël,
atëherë karta do të lëshohet për këtë
periudhë, duke i shtuar asaj edhe tre
muaj. Kërkuesi për lëshimin e "Kartës
Blu" duhet të ketë gjetur një vend pune
dhe një kontratë në një shtet anëtar të
BE-së. Ai duhet të ketë të paktën pesë
vjet përvojë në një sektor të interesuar,
apo të ketë një kualifikim universitar të
njohur nga shteti anëtar i BE-së. Kontrata
e kandidatit duhet të garantojë një
të ardhur, të paktën 1.7 herë më të lartë
se sa paga bruto mesatare në shtetin ku
qëndron aktualisht. Ajo nuk duhet të
jetë më e vogël se sa paga e punëtorit
të ngjashëm në vendin e destinacionit.
Po kështu, do të jetë e mundur që
kjo Kartë t‘u lëshohet shtetasve nga
vende si Shqipëria, që qëndrojnë
ligjërisht në një shtet të BE-së, sipas
regjimeve të tjerë. Por ky dokument
nuk do t‘u lëshohet azilkërkuesve,
apo atyre që janë pranuar në BE, si
punëtorë stinorë, meqë kjo kategori
emigratore mbulohet nga një
Propozim-Direktivë tjetër evropiane.
Gjithashtu "Karta Blu" do t‘i mundësojë
mbajtësit të saj, ribashkimin familjar.
Bashkëshortja e tij do të ketë mundësi
të kërkojë punësim në BE, por edhe
mbulim të përkujdesjes shoqërore në
shtetin anëtar në fjalë. Mbajtësi i kësaj
"Karte" që humbet vendin e punës do
të ketë gjashtë muaj kohë të gjejë një
tjetër mundësi punësimi, krahasuar me
afatin prej tre muajsh të propozuar nga
Komisioni Evropian.
"Karta Blu" është konceptuar dhe
synon të tërheqë emigrantë shumë të
kualifikuar përmes kësaj skeme për
t‘u punësuar në sektorë ekonomikë të
BE-së, që vuajnë nga mangësi të fuqisë
punëtore, duke marrë frymëzim nga e
ngjashmja amerikane "Green Card-i".
"Karta Blu" e rekomanduar nga
Komisioni Evropian është hartuar
për të tërhequr punëtorë shumë të
kualifikuar nga shtete jo anëtare të
BE-së, duke i dhënë atyre qasje në
27 shtetet anëtarë. Kjo Kartë nuk do
të zëvendësojë sistemet kombëtare
ekzistues, por do të ofrojë një kanal
shtesë tërheqjeje, me një procedurë
të përbashkët shqyrtimi dhe lëshimi
të lejeve të qëndrimit dhe të punës.
Një prej shtysave ka qenë edhe fakti
se në garën globale për "thithjen e
trurit" shumë prej emigrantëve më
të kualifikuar, në fakt parapëlqejnë
destinacione si SHBA-ja, Australia,
ose Kanadaja ndaj BE-së, si shkak i
fragmentimit të tregjeve të punës së
BE-së.
mbajtësve të saj, që kanë jetuar
për tre vjet në një shtet
të BE-së, të kenë qasje në vendet e tjera
anëtare, pas kësaj periudhe. Kështu,
Karta do të ketë vlefshmëri normale
trevjeçare, e ripërtëritshme edhe për
dy vjet të tjera. Nëse kontrata e një
punëtori ka kohëzgjatje më të vogël,
atëherë karta do të lëshohet për këtë
periudhë, duke i shtuar asaj edhe tre
muaj. Kërkuesi për lëshimin e "Kartës
Blu" duhet të ketë gjetur një vend pune
dhe një kontratë në një shtet anëtar të
BE-së. Ai duhet të ketë të paktën pesë
vjet përvojë në një sektor të interesuar,
apo të ketë një kualifikim universitar të
njohur nga shteti anëtar i BE-së. Kontrata
e kandidatit duhet të garantojë një
të ardhur, të paktën 1.7 herë më të lartë
se sa paga bruto mesatare në shtetin ku
qëndron aktualisht. Ajo nuk duhet të
jetë më e vogël se sa paga e punëtorit
të ngjashëm në vendin e destinacionit.
Po kështu, do të jetë e mundur që
kjo Kartë t‘u lëshohet shtetasve nga
vende si Shqipëria, që qëndrojnë
ligjërisht në një shtet të BE-së, sipas
regjimeve të tjerë. Por ky dokument
nuk do t‘u lëshohet azilkërkuesve,
apo atyre që janë pranuar në BE, si
punëtorë stinorë, meqë kjo kategori
emigratore mbulohet nga një
Propozim-Direktivë tjetër evropiane.
Gjithashtu "Karta Blu" do t‘i mundësojë
mbajtësit të saj, ribashkimin familjar.
Bashkëshortja e tij do të ketë mundësi
të kërkojë punësim në BE, por edhe
mbulim të përkujdesjes shoqërore në
shtetin anëtar në fjalë. Mbajtësi i kësaj
"Karte" që humbet vendin e punës do
të ketë gjashtë muaj kohë të gjejë një
tjetër mundësi punësimi, krahasuar me
afatin prej tre muajsh të propozuar nga
Komisioni Evropian.
"Karta Blu" është konceptuar dhe
synon të tërheqë emigrantë shumë të
kualifikuar përmes kësaj skeme për
t‘u punësuar në sektorë ekonomikë të
BE-së, që vuajnë nga mangësi të fuqisë
punëtore, duke marrë frymëzim nga e
ngjashmja amerikane "Green Card-i".
"Karta Blu" e rekomanduar nga
Komisioni Evropian është hartuar
për të tërhequr punëtorë shumë të
kualifikuar nga shtete jo anëtare të
BE-së, duke i dhënë atyre qasje në
27 shtetet anëtarë. Kjo Kartë nuk do
të zëvendësojë sistemet kombëtare
ekzistues, por do të ofrojë një kanal
shtesë tërheqjeje, me një procedurë
të përbashkët shqyrtimi dhe lëshimi
të lejeve të qëndrimit dhe të punës.
Një prej shtysave ka qenë edhe fakti
se në garën globale për "thithjen e
trurit" shumë prej emigrantëve më
të kualifikuar, në fakt parapëlqejnë
destinacione si SHBA-ja, Australia,
ose Kanadaja ndaj BE-së, si shkak i
fragmentimit të tregjeve të punës së
BE-së.