Përdorin të njëjtin numër shasie, katër nën hetim
Kanë përdorur të gjithë të njëjtin
numër shasie për të targuar
automjetet e tyre, hetohen nga
antikrimi ekonomiko-financiar në
Durrës. Mësohet se ndaj katër personave
ka nisur procedimi penal në gjendje
të lirë për falsifikim të vulave, formularëve
apo stampave, si dhe kontrabandë
me mallra të tjerë. Alfred
Myzeqari, Flamur Greca, Erzen Dedej
dhe Ylli Hodo po hetohen për të njëjtën
vepër penale pasi kanë falsifikuar
numrin e shasisë së automjeteve të
tyre tip "Mercedez Benz" dhe vendosur
targat nëpërmjet paraqitjes së dokumentacionit
të falsifikuar. Në cilësinë
e provës materiale janë sekuestruar
dosjet e automjeteve të cilat rezultojnë
me të njëjtin numër shasie,
WDB124125LA753170. Të katërt këta
persona pritet të zbardhin emra të
tjerë me të cilët kanë bashkëpunuar
për të realizuar falsifikimin dhe kontrabandën,
ndërsa po punohet për të
zbardhur origjinën e automjeteve.
numër shasie për të targuar
automjetet e tyre, hetohen nga
antikrimi ekonomiko-financiar në
Durrës. Mësohet se ndaj katër personave
ka nisur procedimi penal në gjendje
të lirë për falsifikim të vulave, formularëve
apo stampave, si dhe kontrabandë
me mallra të tjerë. Alfred
Myzeqari, Flamur Greca, Erzen Dedej
dhe Ylli Hodo po hetohen për të njëjtën
vepër penale pasi kanë falsifikuar
numrin e shasisë së automjeteve të
tyre tip "Mercedez Benz" dhe vendosur
targat nëpërmjet paraqitjes së dokumentacionit
të falsifikuar. Në cilësinë
e provës materiale janë sekuestruar
dosjet e automjeteve të cilat rezultojnë
me të njëjtin numër shasie,
WDB124125LA753170. Të katërt këta
persona pritet të zbardhin emra të
tjerë me të cilët kanë bashkëpunuar
për të realizuar falsifikimin dhe kontrabandën,
ndërsa po punohet për të
zbardhur origjinën e automjeteve.