Në Korçë dhe në Lezhë grabiten kazinot

Korçë/Lezhë - Dy kazino janë grabitur gjatë natës në Shqipëri, njëra në qytetin e Korçës dhe tjetra në Lezhë. Në qytetin verior policia ka arritur të arrestojë autorin, ndërsa për qytetin e Korçës kjo ështe hera e pestë brenda një viti që degë të kazinosë „Admiral“ grabiten.
Sipas policisë, autorët kanë përfituar nga mos prania e një rojeje për të hyrë në ambientet e kazinosë Admiral në qendër të Korçës. Grabitja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, dhe autorët kanë arritur të marrin shumë prej 180 mijë lekësh të reja. Policia po punon për arrestimin e autorëve, raporton BalkanWeb.
Ndërsa në Lezhë gjate natës janë grabitur 400 mijë lekë të reja nga një kazino mu në qendër të qytetit. Sapo është njoftuar policia ka nisur veprimet hetimore për të bërë më pas dhe identifikimin dhe arrestimin e Anton Gjetjas, si autor të ngjarjes. Mësohet se në momentin kur i riu ka hyrë i armatosur në kazino ka shkaktuar terror dhe panik tek personat që gjendeshin në lokal.