Dy vjet burg për hajdutët e energjisë
Vjedhja e energjisë elektrike apo e ujit të pijshëm mund të cilësohet si diçka e zakonshme, por tashmë ligji do të godasë ashpër. Ligji nuk do të tolerojë më që vjedhësit e energjisë apo dëmtuesit e rrjeteve të dënohen me gjobë, por tani e tutje, dënimi do të jetë vetëm burgu. Komisioni i Ligjeve në Kuvend miratoi dje projektligjin për dënimet alternative, si dhe disa ndryshime në Kodin Penal. Sipas këtyre ndryshimeve, çdo person që vjedh energji mund të dënohet deri në 2 vite burg, ndërsa ata që dëmtojnë rrjetet, dënohen deri në 3 vite burg. Opozita bëri vërejtjet e saj. Sipas deputetëve të opozitës, duhet të jetë në fuqi edhe sistemi i gjobës. Këtë ide e ka kundërshtuar ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, duke deklaruar se kjo praktikë nuk ka dhënë rezultat. “Sipas statistikave në Ministrinë e Drejtësisë, 90 për qind e dënimeve janë dhënë me gjobë të cilat nuk janë paguar”, - tha Alibeaj. Por, dënimin vetëm me burg opozita e ka kundërshtuar edhe për faktin se nuk ka klasifikim të dëmit. “Një hajdut që vjedh 2 kilovatë dënohet si ai që vjedh me mijëra. Kjo nuk ka kuptim”, - tha deputeti i PS-së, Bashkim Fino. Alibeaj tha se përgjigjja e këtij shqetësimi gjendet tek teknika legjislative dhe politika penale. Sipas tij, gjykatësi është ai që bën vlerësimin. “Në rast se një person akuzohet se ka vjedhur energji për një llambë, dënimi për të mund të jetë 5 ditë, ndërsa që ka vjedhur për të mbajtur një industri, dënimi është maksimal. Këtë e vendos gjykatësi”, - tha Alibeaj.
Deputetët kanë debatuar edhe për dënimet e tjera si ai për ndërtimet pa leje dhe për dëmtimin e tokës. Sipas ndryshimit, kërkohet që një ndërtim pa leje të dënohet nga 5 vite deri në 7 vite burg. Deputetët e opozitës kanë kërkuar që të specifikohen qartë se sa dënohet për një ndërtim të caktuar, pasi propozimi përcaktonte edhe gjobë. “Duhet bërë e qartë, pasi mund të ndodhë që ai që bën pallat pa leje të dënohet me gjobë, ndërsa ai që bën një pus apo mur rrethues të dënohet me burg”, - tha deputeti Pandeli Majko. Deputetët e mazhorancës thanë se projektligji përcakton qartë dënimet dhe dëmet dhe ai është i lidhur edhe me mjaft ligje të tjera. Sipas formulimit të qeverisë, të ndërtosh në mënyrë të paligjshme edhe mbi tokën tënde, përbën një vepër penale dhe dënohet me burgim nga 1 deri në 3 vjet. Ndërtimet pa leje në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit dënohet me burgim nga 5 deri në 7 vjet. Dëmtimi i pyjeve apo pemëve, edhe në pronat private, cilësohet vepër penale. Sipas ligjit për “Fondin pyjor”, në rast se një pronar kërkon të presë pemën në bahçen e tij, duhet të marrë leje si dhe duhet ta kompensojë me mbjelljen e tri pemëve të tjera. Zjarrvënia dënohet nga 5 deri në 10 vjet dhe me gjobë nga 500 mijë deri në një milion lekë. Dëmtimi nga pakujdesia dënohet dyfish më pak. Në fund deputetët e opozitës kanë dhënë votën e tyre kundër për disa nene, si dhe kërkuan që në Kuvend të ketë një diskutim më të gjerë. Projektligji në fjalë përmban ndryshime në Kodin Penal ndaj dhe kërkon 84 vota, për të duhet konsensusi i deputetëve të opozitës.
Dënimet
Ndërtimet pa leje
Të ndërtosh në mënyrë të paligjshme mbi tokën tënde, dënim me burgim nga një deri në tre vjet.
Ndërtimet pa leje në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit dënohet me burgim nga 5 deri në 7 vjet.
Dëmtimi i mjedisit
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i fondit pyjor, i fidanishtes pyjore, i grumbullimit pyjor ose i çdo njësie të ngjashme me to me zjarr dënohet nga 5 deri në 10 vjet dhe me gjobë nga 500 mijë deri në një milion lekë.
Në rast se pasojat janë të rënda për pronën, shëndetin ose jetën e njerëzve dënohet me burgim nga 10 deri në 15 vjet dhe me gjobë nga 1 milion deri në 2 milionë lekë. Shkatërrimi nga pakujdesia dënohet me burgim nga një deri në tre vjet dhe kur shkakton pasoja të rënda dënohet me burgim nga 2 deri në 5 vjet.
Dëmtimi i tokës
Shpërdorimi i tokës në kundërshtim me destinacionin e saj përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë deri në 1 milion lekë ose me burgim gjer në gjashtë muaj. Pra, një tokë bujqësore nuk e kthen dot në truall ndërtimi.
Vjedhja e energjisë apo e ujit
Lidhja e paligjshme me rrjetin e energjisë elektrike dënohet me burgim gjer në 2 vjet. Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i rrjetit elektrik, telegrafik, telefonik, radioteleviziv apo të çdo rrjeti ndërlidhës dënohet me burgim gjer në 3 vjet.
Shkatërrimi apo dëmtimi me dashje i rrjetit të ujësjellësit dënohet me burgim gjer në 3 vjet.
Të dënuarit mund të kërkojnë punë të detyruar ose “dënim me kusht”
Projektligji i miratuar dje nga Komisioni i Ligjeve përmban edhe dënimet alternative, si dhe ngritjen e institucionit Shërbimi i Provës. Kështu, pritet që burgut t’i shpëtojnë 400 të burgosur të vit, të cilët do të dënohen me forma të tjera si punë të detyruar. Njëkohësisht për veprat penale me rrezikshmëri të ulët, mund të ketë edhe “dënim me kusht”. Për dënimet me burgim deri në dy vjet ose kur kjo kohë është pjesë e mbetur e dënimit, sipas një vendimi për një periudhë më të gjatë burgimi gjykata mund të vendosë vuajtjen e dënimit të dhënë me qëndrimin në shtëpi të të dënuarit. Gjykata mund të lejojë personat e dënuar me qëndrim në shtëpi të largohen nga vendbanimi për plotësimin e nevojave ë domosdoshme familjare për t’u angazhuar në veprimtari pune, edukimi apo arsimimi ose për programe rehabilitimi, për të cilat shërbimi i provës është dakord. Gjykata revokon qëndrimin në shtëpi dhe e zëvendëson atë me një ndëshkim tjetër, kur nuk ekzistojnë më kushtet e parashikuara me sipër. Gjatë kohës së provës i dënuari detyrohet të mbajë kontakte me shërbimin e provës apo të marrë pëlqimin nga shërbim i provës për ndryshimin e vendbanimit, qendrës së punës apo për lëvizjet e shpeshta brenda vendit. Njëkohësisht, mund të vendosen dënimet për punë në interes publik. Puna në interes publik nënkupton kryerjen nga i dënuari të një pune me pëlqimin e tij dhe pa shpërblim në favor të interesit publik apo shoqatës së caktuar me vendimin e gjykatës për një kohë nga 40 deri 240 orë. Ky detyrim nuk mund të vendoset kur i dënuari refuzon pezullimin në seancë gjyqësore. Puna në interes publik kryhet brenda afatit prej gjashtë muajsh. Shërbimi i provës përcakton orët dhe punën e detyruar. Për dënimin deri në një vit burgim gjykata, për shkak të detyrimeve të personit të dënuar, për punën, arsimin, kualifikimin ose aftësinë profesionale, përgjegjësitë thelbësore familjare apo për nevojën për trajnim ose rehabilitim mjekësor, mund të vendosë ekzekutimin e vendimit me burgim me gjysmëliri. Personi i dënuar që vuan dënimin me gjysmëliri, është i detyruar të kthehet në burg pasi të ketë kryer detyrimet jashtë burgut brenda periudhës kohore të përcaktuara nga gjykata.
Topalli: Duhet hequr imuniteti për të luftuar më tepër korrupsionin
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, është takuar ditën e djeshme me drejtoren e re të USAID-it, Roberta Mahoney, të cilës i ka bërë të ditur se muri i korrupsionin nuk mund të bjerë në rast se ka zyrtarë më imunitet. Gjatë këtij takimi, Topalli tha se “është e jashtëzakonshme që Shqipëria u rendit në dhjetë vendet e para për suksesin më të madh për vitin 2008 në luftën kundër korrupsionit”, - duke iu referuar raportit të Transparency International. Me drejtoren e USAID-it, Topalli diskutoi idenë e një bashkëpunimi ndërmjet USAID-it dhe Kuvendit të Shqipërisë, veçanërisht në rritjen e rolit mbikëqyrës të Parlamentit. Njëkohësisht, Topalli falënderoi SHBA-në për ratifikimin e Protokollit të NATO-s. “Ne u jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për gjithë mbështetjen e dhënë në forcimin e demokracisë dhe në rrugën e anëtarësimit në NATO. Ratifikimi në një kohë rekord i Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga Senati amerikan, siç edhe theksohej në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, erdhi si rezultat i një progresi të jashtëzakonshëm që Shqipëria ka bërë vitet e fundit”, - tha kryetarja e Kuvendit.