Ligji për SHKB-në, mazhoranca kalon ligjin
Mazhoranca dhe opozita kanë debatuar ditën e djeshme në lidhje me projektligjin e qeverisë për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, por deputetët e mazhorancës e votuan këtë projekt. Deputetët e opozitës kanë bërë me dhjetëra pyetje në drejtim të ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, ku kanë kërkuar shpjegime mbi rolin e ri që propozohej për SHKB-në. Nishani tha se ky shërbim do të bëjë një kontroll të punës së Policisë së Shtetit për parandalimin e fenomeneve antiligjore brenda uniformave blu. Projektligji për Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, i propozuar, përcakton misionin, organizimin, funksionimin, detyrat dhe përgjegjësitë e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme. Misioni i këtij shërbimi është t'i garantojë komunitetit një shërbim policor të përgjegjshëm. Objekti i veprimtarisë së SHKB-së përfshin parandalimin, zbulimin, dokumentimin dhe hetimin paraprak të veprave penale, të kryera nga punonjësit e Policisë së Shtetit, pavarësisht nga funksioni dhe grada.
Basha: Marrëveshjet e mostatimit, standard i kërkuar
Kuvendi miratoi dje marrëveshjen mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Bosnjë-Hercegovinës për mostatim të dyfishtë, por opozita ka hedhur dyshime në lidhje me këtë marrëveshje. Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, tha se kjo marrëveshje është bërë me të gjitha vendet e BE-së, pasi është një standard i kërkuar për t’u integruar në strukturat euroatlantike. Sipas ministrit Basha, kjo marrëveshje do të bëjë të mundur që të krijohen lehtësi të mëtejshme në tregtinë mes dy vendeve. “Marrëveshja për mostaksim të dyfishtë është një kërkesë e strukturave euroatlantike si kusht për t’u integruar”, - tha Basha. Ai tha se lidhja e marrëveshjeve për mostaksim të dyfishtë janë një standard i kërkuar edhe nga NATO-ja. Deputetët e opozitës nuk dolën në parim kundër marrëveshjes, por ata akuzuan politikisht mazhorancën, por këto akuza ministri Basha i cilësoi si të pamenduara mirë.