E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi uron shqiptarët për Fiter Bajramin

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, uroi dje besimtarët mysliman për festën e Fiter Bajramit. Topi shkruan në mesazh: “Uroj që kjo ditë e veçantë që vjen pas një muaj agjërimi, përkushtimi e adhurimi t’ju gjejë më të devotshëm ndaj njëri-tjetrit, plot besim e motivim të sinqertë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët”.

Mesazhi i kreut të shtetit vijon: “Pas 30 ditë adhurimi e meditimi, reflektimi të sinqertë brenda vetes, duke treguar devotshmëri ndaj Zotit, por edhe vetëkontroll, në këtë festë të pastrimit shpirtëror, e cila falë vlerës së shkëlqyer të bashkëjetesës fetare urohet nga të gjithë pa dallim, le të forcojmë solidaritetin e dashurinë për njeri-tjetrin, përkushtimin për të gjithë qytetarët shqiptarë për prosperimin e atdheut tonë të shtrenjtë. Sipas kreut të shtetit, paqja, begatia e prosperiteti le të jenë me të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›