E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy vjet në pritje të poliklinikës

 

KORÇE – I nisur dy vite më parë ende nuk po përfundon rikonstruksioni i poliklinikës në qendër të qytetit të Korçës. Projekti u prezantua si një bashkëpunim mes qeverive italiane dhe shqiptare dhe u tha se do të përfundonin brenda 240 ditëve. Për këtë rikonstruksion u investuan 532 mijë euro. Punimet u kryen shumë ngadalë, gjë që e trefishoi afatin e përfundimit. Ka mëse një muaj që ndërtimet kanë mbaruar dhe pritet që të përfundojë vendosja e orendive e pajisjeve të nevojshme. Zgjatja e këtyre punimeve ka vështirësuar shërbimin ndaj qytetarëve. Ata janë të detyruar që për shërbimin më të vogël të shkojnë në qendrën spitalore rajonale, ku është transferuar prej mëse dy vjetësh edhe shërbimi ambulator. Firma ndërtuese dhe përfaqësues të fondacionit investues nuk japin asnjë informacion rreth kohës se kur ky institucion do të pajiset me mjetet e nevojshme e do të përurohet për t’u vënë më së fundi në shërbim të banorëve të Korçës.                    j.gj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›