E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, 19 vjet nga falja e parë pas diktaturës

 

SHKODER – Sot mbushen 19 vjet që nga dita kur në Xhaminë e Plumbit në Shkodër u bë falja e madhe, e cila shënoi dhe fundosjen përgjithmonë të historisë famëkeqe 23-vjeçare të ateizmit të detyruar në Shqipëri. Pikërisht më 16 nëntor 1990, qyteti i Shkodrës, prijës i demokracisë, do të mposhtte frikën e rrezikun e diktaturës që, ndonëse në grahmat e fundit, vazhdonte të ishte prezente dhe do të rihapte pas 23 vjetësh objektet e kultit, duke zhvilluar dhe ritualet përkatëse. Në këtë datë u mblodhën në Xhaminë e Plumbit qindra persona, pa dallime fetare, të cilët mbushën sheshin para ndërtesës. Xhamia e Plumbit, i vetmi objekt kulti që i kishte shpëtuar dorës mizore të shkatërrimit në rrethin e Shkodrës, pas disa ditë punimesh intensive të qytetarëve, të premten e 16 nëntorit, u bë gati që aty të kryhej falja e xhumasë për të gjithë shkodranët, drejtuar nga kleriku i njohur Haxhi Hafiz Sabri Koçi, i burgosur për shumë vjet nga regjimi komunist.                                   r.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›