E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherret e grupeve muzikore, kapen dy vëllezër për plagosje

Tiranë

Kapen dy të kërkuar, të cilët kanë plagosur rëndë me thika një të ri për shkak të konflikteve mes grupeve muzikore. Bëhet fjalë për konfliktin mes fansave të të ashtuquajturve Noisy dhe Stressi. Policia e kryeqytetit tha se dje u finalizua operacioni policor i koduar “OTR”, ku si rezultat i një pune operative, realizuar nga specialistë të Seksionit të Krimeve Kundër Jetës dhe Shëndetit, në bashkëpunim me Seksionin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë, u arrit të identifikohen dhe të kapen dy persona të shpallur në kërkim për veprën penale të “vrasjes me dashje të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”. Ata janë vëllezërit Bexhet Kruda (çeti) dhe Rigers Kruda, respektivisht të moshave 20 dhe 21 vjeç, me banim në Tiranë. Ata dyshohen se më 25 prill të këtij viti, pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Sami Frashëri”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vrasin me thikë, duke e goditur disa herë në pjesë të ndryshme të trupit, shtetasin Denis Dollapi, ngjarje kjo e ndodhur nga grupimet muzikore “OTR” dhe “TBA”. Ata u kapën në një banesë të marrë me qira, që e mbanin për t’u fshehur nga policia.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›