E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahiri: Berisha hesht për Gërdecin

30/05/2009  Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës Sajmir Tahiri reagoi dje lidhur me raportin e “Amnesty International”. “Çdo ditë po dalin në medie fakte të reja për përfshirjen e Kryeministrit dhe familjes së tij në tragjedinë e Gërdecit. Sali Berisha ka zgjedhur të heshtë dhe të mos të tregojë të vërtetën mbi shpërthimin që mori jetën e 26 të pafajshmëve. Të njëjtat shqetësime janë bërë pjesë në mënyrë të përforcuar edhe në raporti e fundit të ‘Amnesty International’, që u publikua dje. Ky raport është dëshmia e radhës se kjo qeveri është jo vetëm e dështuar, por edhe simbol i korrupsionit të kthyer në sistem”, - cilësoi Tahiri. Sipas tij, korrupsioni shtetëror, nepotizmi, abuzimi me pushtetin dhe çdo fenomen abuziv e korruptim që ka karakterizuar mandatin qeverisës të Sali Berishës do të marrin fund më 28 qershor, kur Partia Socialiste dhe qeveria e re me kryeministër Edi Ramën do të sjellin për çdo shqiptar një politike të re për ndryshim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›