E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodheli: PS-ja do të sjellë ndryshimin

30/05/2009  Kandidatja për deputete në Qarkun e Korçës Mimi Kodheli, është takuar me gra e vajza të qytetit të Pogradecit për të prezantuar programin e ri qeverisës. Sipas Kodhelit, ky program do të marrë jetë pas 28 qershorit dhe do t’i vijë në ndihmë kujtdo, ndryshe nga programi që Kryeministri Berisha premtoi 4 vjet më parë. Kodheli preku temën e papunësisë, ku bëri me dije se përqindja e papunësisë te gratë është shumë mbi përqindjen mesatare të papunësisë në vend, që është një ndër më të lartat në Europë. “Programi qeverisës i Partisë Socialiste dhe i Edi Ramës është shkruar ndryshe, është shkruar duke dëgjuar 2 vjet me radhë hallet dhe problemet tuaja. Është shkruar me profesionalizëm nga ekspertët më të mirë, por edhe me zemër, në emër të lirisë dhe të dinjitetit të gjithkujt ndaj nesh. Ndaj ai do të jetë programi fitues më 28 qershor, sepse është programi ynë dhe së bashku në do të ndryshojmë të ardhmen”, - u shpreh Kodheli gjatë fjalës së saj në këtë takim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›