E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoba shpërdoruesve të ujit të pijshëm

30/05/2009  Ndërmarrja e Ujësjellësit: Sivjet furnizim pa ndërprerje

Problem 10 mijë banorë të zonave informate, nuk kanë ujë

Abonentët që shpërdorojnë ujin e pijshëm nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, por edhe nëpërmjet aktivitetit të tyre privat, do të penalizohen nga ndërmarrja e ujësjellësit. Kjo masë vihet për të menaxhuar situatën me ardhjen e stinës së verës, si dhe të një furnizimi normal të abonentëve. Sipas drejtuesit të kësaj ndërmarrjeje, Agim Plepi, janë marrë të gjitha masat për garantimin dhe furnizimin me ujë për abonentët pa ndërprerje. “Me ardhjen e stinës së verës, unë i garantoj qytetarët e Fierit”, –ka thënë Plepi që do të ketë ujë pa ndërprerje në mënyrë të vazhdueshme në çdo kohë. Kemi bërë një plan që ia kemi dërguar kreut të Bashkisë Fier, Zeqaj, prefektit Bejdaj dhe kreut të qarkut, që shqetësimi ynë tashmë është funksionimi i lavazheve, ujitja e rrugëve me ujë të pijshëm duke shpërdoruar ujin. Në këtë plan nëpërmjet Policisë Bashkiake, ne do ti mbyllim ose të paktën reduktojmë këto raste”. Po në të njëjtën kohë jashtë skemës së furnizimit me ujë mbeten rreth 10 000 abonentë të zonave informate, për të cilën Ndërmarrja e Ujësjellësit ka konkurruar nëpërmjet grandeve konkurruese, por të cilat nuk kanë mundur të mundësohen për shkak të përzgjedhjes politike. “Ka rreth 10 000 banorë në Fier, të cilët nuk furnizohen me ujë të pijshëm pavarësisht se ne i kemi bërë gati preventivat, i kemi dërguar në ministri planin konkurrues dhe shpresojmë që ministria të akordojë këtë fond sepse edhe këta janë banorë të Fierit dhe ndodhen në zonat informale të qytetit”.

A. Damini

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›