Godet ish-të fejuarën, nuk pranoi ribashkimin
30/05/2009 Rëndë në spital 22-vjeçarja
Refuzimi i kërkesës për ribashkim nga ana e një shtetaseje 22-vjeçare ndaj ish-të fejuarit të saj 26-vjeçar është “shpërblyer” me plagosje të rëndë me thikë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të ditës së djeshme në sheshin “Isa Boletini” të lagjes “Perash” në qytetin e Shkodrës. Sipas policisë, rreth orës 10:00 është marrë lajmërimi se është plagosur shtetasja Silvana L. vjeç 22, lindur dhe banuese në fshatin Trush. Menjëherë në vendngjarje mbërriti grupi hetimor dhe nga kryerja e veprimeve rezultoi se shtetasja Lami është plagosur me armë të ftohtë thikë dhe aktualisht ndodhet e shtruar në spitalin rajonal Shkodër, pa dëmtime serioze, jashtë rrezikut për jetën. Autor i kësaj ngjarje është shtetasi Edmir Mehaj, vjeç 27, lindur dhe banues në fshatin Bërdicë e Sipërme, të komunës Bërdicë, i cili pas kryerjes së krimit është larguar nga vendi i ngjarjes. Burimet policore shprehen se ngjarja ka ndodhur pasi 22-vjeçarja Lami i ka refuzuar bashkimin ish të fejuarit të saj, me të cilin ishte ndarë para rreth 9 muajsh. Shtetasi Mehja e ka takuar sot në lagjen “Perash” ish të fejuarën e tij Lami dhe i ka kërkuar me ngulm që të ribashkoheshin. Refuzimi i saj e ka nervozuar shtetasin Mehaj. V. Abdyli