Dy zv/ministra rrezikohen në Bushat
Përmbyset varka
Dy zv/ministrat e Turizmit, Lesi dhe Bajaziti, rrezikuan dje në ujërat e Bushatit, duke çuar ndihma për banorët e fshatit Mali i Jushit, në Komunën Bushat. Varka e tyre u përmbys duke rënë në një thellësi ujërash mbi 3 metra. Dy zv/ministrat ishin dje në Bushat për të rakorduar me ministrin Olldashi dhe kryetarin e Komunës së Bushatit, Zef Hila, për të sjellë ndihma nga Ministria e Turizmit. Por të dy kaluan pjesën e rrezikshme me varkë nga Bushati në malin e Jushit, në mënyrë që të takonin banorët e zonës. Në pjesën e kthimit, varka ka hasur në tela apo pemë të padukshme nën ujë dhe ka rrezikuar jetën e dy zv/ministrave, të cilët shpëtuan falë zotësisë së varkëtarëve kosovarë.
#