Kritika nga Presheva për Prishtinën
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për lejimin ose moskushtëzimin e Presidentit serb, Boris Tadiç, që krahas vizitës së tij në Kosovë të bëhet një gjë e tillë nga autoritetet kosovare në Luginën e Preshevës.
Mustafa ka thënë se duhet të realizohen vizita të tilla edhe nga qeveritarët kosovarë dhe shqiptarë në Luginën e Preshevës. Sipas kryetarit të Preshevës, në këtë mënyrë do të krijohet ndjenja më e mirë e sigurisë së shqiptarëve në këto treva. Ndërkaq, kryetari i Komunës së Preshevës, e konsideron të papranueshëm miratimin e buxhetit republikan të Serbisë në vlerën prej 40 milionë eurosh për strukturat paralele serbe në Kosovë.
#