“Dyfishimi i sipërfaqes, më shumë frymëmarrje qytetit“

30/04/2005 Konkurs ndërkombëtar për qendrën e Durrësit
DURRËS - Bashkia e Durrësit do të organizojë konkurs ndërkombëtar për qendrën e qytetit. Për të realizuar këtë konkurs, procesi i së cilës do të zgjasë tre muaj, është parashikuar një fond në shumën 17 milionë lekë në funksion të hartimit të studimit për qendrën e qytetit.
Drejtori i Departamentit të Urbanistikës, arkitekt Eldar Çelkupa, është shprehur se “konkursi ndërkombëtar do të organizohet në dy faza dhe do të drejtohet nga një bërthamë me specialistë të të gjitha fushave. Qendra e re do të dyfishojë sipërfaqen krahasur me qendrën aktuale të Durrësit dhe ajo do t’i krijojë qytetit një frymëmarrje shumë më të gjerë, duke e shndërruar atë në metropol“, saktëson Çelkupa.
Zhvillimet e viteve të fundit të qytetit bregdetar kanë sjellë si domosdoshmëri shtrirjen e qendrës për të krijuar një frymëmarrje më të plotë, duke përfshirë brenda saj edhe zona e lagje si dhe objekte historike, arkeologjike dhe turistike të mbetura jashtë kontureve të qytetit. Aktualisht qendra e Durrësit është sipërfaqja që i përket periudhës bizantine, ndërkohë që hapësira që rrethon vijën kufitare të qendrës është relativisht e madhe. Për organizimin e konkursit bashkia ka shfrytëzuar burimet e veta për të nxjerrë në pah dhe më pas për të kontaktuar me studio projektimi që plotësojnë kushtet në ndërmarrjen në një konkurs ndërkombëtar.
Drejtori i Departamentit të Urbanistikës, arkitekt Eldar Çelkupa, ka bërë të ditur se, “interesimi i studiove të projektimit të huaja dhe me eksperiencë në këtë fushë ka qenë i mirë dhe se ata kanë shprehur interesimin për të qenë pjesë e konkursit”.
Në fazën e parë do të bëhet vlerësimi teknik i studiove të projektimit dhe do të studiohet metodologjia e hartimit të studimit që ata afrojnë. Drejtuesit e urbanistikës kanë bërë të ditur se nga kjo fazë do të kualifikohen tre studio si të përzgjedhur nga juria me specialistë vendës.
Sipas Çelkupës, “në juri do të ketë specialist nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, Instituti i Arkeologjisë, KRRTRSH-ja, shoqata e arkitektëve dhe ndërtuesve etj”.
Pas kualifikimit, do të jetë një juri, në përbërje të së cilës do të ketë specialistë shqiptarë si dhe specialistë të huaj, ajo që do të marrë në dorë vazhdimin e fazës së dytë, nga ku do të dalë edhe studio fituese. Ajo që është deklaruar nga departamenti është fakti se për konkursin do të zbatohen kritere të saktësuara në konkurset me karakter ndërkombëtar. Varianti që është afruar do të sigurojë më shumë garanci për një studim të saktë dhe të plotë të qendrës së Durrësit.
Më zhvillimet e fundit që ka pësuar Durrësi i pas viteve 1990, para specialistëve të të gjitha fushave ka dalë si domosdoshmëri ndërmarrja e studimit për zgjerimin e qendrës së Durrësit dhe më pas investimim për të konkretizuar këtë studim. Ekspertët nuk janë shprehur se sa do të jetë përfundimisht kostoja e këtij investimi, por deklarojnë se qyteti historik, turistik dhe industrial ndien detyrim për shtrirjen e qendrës.
Qendra e Durrësit
KRRT, rregullore për konkursin
DURRËS - Departamenti i urbanistikës, pranë Bashkisë së Durrësit, do të përgatisë rregulloren e konkursit për të ardhmen e qendrës së qytetit. Gjatë shqyrtimit të kërkesave për leje ndërtimi dhe leje sheshi ndërtimi, që janë diskutuar në KRRT e bashkisë është propozuar edhe diskutimi i rregullores së konkursit për planin urbanisitik.
Urbanistë, arkitektë dhe inxhinierë të specialiteteve të ndryshme kanë paraqitur idenë e ndryshimit të qendrës dhe detyrimin e ndërmarrjes së një projekti për ta bërë atë sa më funksionale. KRRT nuk ka caktuar ndonjë datë për kohën e paraqitjes së rregullores, e cila do të pasojë me konkursin, por është thënë se plani për qendrën e qytetit do të duhet të jetë prioritet i studimit dhe më pas investimit.